Shtypi botëror 19.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 19 janar 2021:

1566667
Shtypi botëror 19.01.2021

Gjermani

“t-online.de”: Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se ai shpreson një fillim të ri në marrëdhëniet me Turqinë

“Bild.de”: Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet sot në mesditë me kryeministrat e landeve për të diskutuar mbylljen e plotë dhe rregullat e reja të koronavirusit

“Spiegel.de”: Ekspertët i kërkojnë qeverisë të marrë masa më të rrepta ndaj koronavirusit

“Deutsche Welle”: Në Bavari u has në tipin e ri i të virusit Corona

Shtypi në spanjisht

“El Pais” (Spanjë): Ministrja e Industrisë dhe Turizmit të Spanjës, Reyes Maroto deklaroi se lëshimi i një "Pasaporte vaksine" për ata që e kanë bërë vaksinën ndaj Covid-19 mund të rigjallërojë lëvizjen në turizëm

“La Tercera” (Kili): Lloji i ri i koronavirusit të hasur në Brazil ka të njëjtin mutacion me atë të zbuluar në Angli dhe Afrikën e Jugut; të gjithë janë më ngjitës

“El Universal” (Meksikë): Restorantet në Mexico City janë rihapur duke marrë masa të reja kundër epidemisë

Shtypi në arabisht

“Al Qudus” (Palestinë): Vjen sot (vaksina ruse): Qeveria izraelite ka rënë dakord të fusë vaksinën ruse në territorin palestinez

“Al Dustour” (Egjipt): Sfidat aktuale ekonomike, mjedisore, sociale dhe teknologjike për shkak të llojit të ri të epidemisë së koronavirusit do të diskutohen në Forumin Ekonomik Botëror (Samiti i Davos), që do të mbahet më datat 13-16 maj në Singapor

“Al Ayyam” (Bahreyn): Uashingtoni, kryeqyteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, po kthehet në një llogore përpara se Joe Biden të marrë detyrën si President më 20 janar.

Shtypi frankofon

 

“Le Soir” (Belgjikë): Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se ai ka hequr ndalimin e udhëtimit të vendosur ndaj disa vendeve evropiane dhe Brazilit për shkak të Covid-19, ndërsa ekipi i Presidentit të ri Joe Biden njoftoi se ndalimi do të vazhdojë

Le Monde (Francë): Në Uashington vendosen barrikadat 48 orë para se Presidenti i zgjedhur nga SHBA, Joe Biden të marrë detyrën

France 24 (Francë) : Hapja e Parkut të famshëm “Disneyland” në Paris, kryeqyteti i Francës, i mbyllur nën masat Covid-19, është shtyrë nga 23 shkurt në 2 prill

Rusi

“Interfax”: Aleksey Navalnıy (opozitari rus i cili u kthye nga Gjermania në Rusi dhe u ndalua në aeroport) do të qëndrojë në paraburgim deri në 15 shkurt

“Kommersant”: Gjermania konfirmoi informacionin se SHBA kanë vendosur sanksione të reja në tubacionin "Nord Stream-2"

“Izvestiya”: Ambasadori italian në Rusi bëri vaksinën Sputnik V (prodhuar në Rusi kundër koronavirusit) dhe raportoi se ai nuk përjetoi ndonjë efekt anësor

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Integrimi/ Xhaçka takim me homologun portugez: Reformat në rrugën e duhur

“RTK” (Kosovë): Dyshime për variantin e ri të Covid– IKSHPK nis 30 mostra për në Gjermani

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Tetë mijë vaksina “Fajzer” do të arrijnë nga Serbia, të parët për vaksinim janë punonjësit shëndetësorë



Lajme të ngjashme