Shtypi botëror 13.01.2021

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 13 janar 2021:

1562995
Shtypi botëror 13.01.2021

Mediat gjermane:

“Deutsche Welle” – Racizmi kundër myslimanëve në Gjermani përfshihet në agjendën e Bundestagut

“Frankfurter Rundschau” – Mutacioni afrikanojugor i koronavirusit të ri mbërrin në Gjermani, Kancelarja Angela Merkel mendon seriozisht për zgjatjen e kufizimeve

“Süddeutsche Zeitung” – Kritika intensive në Gjermani kundër ndërprerjes së ndihmave financiare të parashikuara për shkak të COVID-19

Mediat arabe:

“Al-Quds al-Arabi” – U vonua t'i prodhojë. A do të blejë Evropa dronë luftarakë nga Turqia?

“Al-Quds al-Arabi” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, bëri thirrje për “paqe dhe qetësi” në shkallë vendi

“Al-Raya” – Tunizia do të përkujtojë të enjten 10-vjetorin e rënies së regjimit të Zine el-Abidine Ben Aliut pas revoltës së madhe popullore

Mediat frankofone:

“Le Figaro” – Platforma e mesazheve “WhatsApp” po përpiqet të fitojë besimin e përdoruesve mbi privatësinë e të dhënave

“Le Soir” – Vaksina (antiCOVID) e kompanisë “Moderna” do të aplikohet në Belgjikë që nga java e ardhshme

“Le Parisien” – Pas “Twitter” e “Facebook”, “YouTube” gjithashtu pezulloi kanalin e Trumpit dhe fshiu një video që përbënte “rrezik dhune”

Mediat spanjishtfolëse:

“La Vanguardia” – Mbërrijnë në Spanja dozat e para të vaksinës (antiCOVID) të kompanisë “Moderna”

“El Mundo” – Një valë e tretë e pandemisë rrit frikën e sistemit shëndetësor: Mbetet i lartë niveli i shtrimeve në spital për shkak të COVID-19

“Prensa Latina” – Kompania shtetërore e naftës dhe gazit natyror të Venezuelës, “Petroleos de Venezuela”, synon ta ngrejë prodhimin ditor të naftës së papërpunuar në 1,5 milionë fuçi përgjatë vitit 2021

Mediat ruse:

“RIA Novosti” – Departamenti amerikan i Shtetit paralajmëroi kompanitë evropiane, të cilat ndihmojnë Rusinë në ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha e Veriut 2”, mbi rrezikun e sanksioneve

“TASS” – Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, hapi të martën llogari në “Telegram” dhe brenda 24 orëve regjistroi afro 200 mijë ndjekës

“Izvestiya” – Presidenti i ri i Kirgizisë, Sadyr Japarov, deklaroi se partneriteti strategjik me Rusinë do të vazhdojë

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Luigi Soreca: I habitur nga kritikat e Kryeministrit Rama për vaksinën, BE-ja nuk e mbylli derën për Shqipërinë

“RTK” – Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, konfirmoi se nuk do të organizojë ndonjë raund të ri të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit pa përfunduar procesi zgjedhor në Kosovë

“MIA” – Anke Holstein: Nuk kemi plan B, mbetet hapja e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE



Lajme të ngjashme