Shtypi botëror 12.01.2021
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 12 janar 2021:

“Welt.de” (Gjermani) – Kancelarja gjermane Angela Merkel e shikon problematike bllokimin e përhershëm të llogarisë në «Twitter» të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump
“ard.de” (Gjermani) – Anglia planifikon vaksinimin e 15 milionëve njerëzve në 1 muaj
“Deutche Welle” (Gjermani) – Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas bëri thirrje për një inaugurim pa probleme dhe paqësor në Uashington
Shtypi spanjoll
“El Pais” (Spanjë) – Madridi ndërpret mësimin në klasë deri më 18 janar për shkak të stuhisë së dëborës
“Infobae” (Argjentinë) – ShBA përfshijnë përsëri Kubën në listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin
“La Vanguardia” (Spanjë) – Krishtlindja bëri të vetën: E gjithë Spanja në rrezik ekstrem nga Covid-19, përveç Ishujve Kanarie dhe rajonit Asturias
Shtypi francez
“Le Figaro” (Francë) – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump përballet me një proces të ri të shkarkimit nga detyra
“France 24” (Francë) – ShBA përfshin sërish Kubën në “listën e vendeve që sponsorizojnë terrorizmin”
“Le Monde” (Francë) – Covid-19 në botë: Në Japoni është identifikuar një mutacion i ri i koronavirusit
Shtypi rus
“TASS” – Rusia është ftuar në ceremoninë e inaugurimit të fituesit të zgjedhjeve presidenciale në ShBA, Joe Biden. Në këtë ceremoni Rusia do të përfaqësohet nga ambasadori i saj në SHBA, Anatoli Antonov.
“Lenta.ru” – Një grua në Rusi luftoi për 6 muaj kundër koronavirusit për shkak të sistemit të saj të dobët të imunitetit dhe virusi pësoi 18 herë mutacion në trupin e saj.
“Kommersant” – Malta raportoi se 300 persona të tjerë nga vendet ish-Sovjetike, përfshirë Rusinë, morën shtetësinë në këmbim të investimeve.
Shtypi arab
“Al Dustur” (Jordani) – Republikanët në ShBA i bënë thirrje Presidentit Trump të japë dorëheqjen për ngjarjet në Kapitol. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi bën përpjekje për shkarkimin e Trump.
“Al-Raya Al-Qatariyya” (Katar) – Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu miratoi planin për ndërtimin e 800 banesave të reja në vendbanimet çifute në Bregun Perëndimor
Shtypi shqiptar në Ballkan
“Top Channel” (Shqipëri) - Dita II e vaksinimit/ Rama për inspektim në ‘Air Albania’, Manastirliu: Sot vaksinohen 60 epidemiologë, s’kemi asnjë rast reaksioni
“MIA” (Maqedonia e Veriut) – Partitë parlamentare kanë dorëzuar propozime për përbërjen e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KMSh), do të përbëhet nga 4 anëtarë të rinj dhe 3 aktualë
“RTK” (Kosovë) – KQZ: S’kemi pranuar ende asnjë deklarim për koalicione parazgjedhore