Shtypi botëror 15.12.2020
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 15 dhjetor 2020:

“Deutsche Welle” (Gjermani): Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier paralajmëroi qytetarët për seriozitetin e situatës në epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) para mbylljes të së mërkurës. Steinmeier tha se ekziston rreziku që epidemia të dalë jashtë kontrollit.
“Süddeutsche Zeitung” (Gjermani): Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) filluan fushatën më të madhe të vaksinimit në historinë e tyre
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Pse Bashkimi Evropian (BE) shqyrton vaksinën në më shumë detaje? Ndërsa vendet e tjera miratuan shpejt vaksinën e kompanisë “BioNtech”, ajo shkaktoi kritika në Gjermani. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spahn mbajti përgjegjës Agjencinë Evropiane të Ilaçeve.
“El Mundo” (Spanjë): Një grua 104-vjeçare në Madrid u lirua nga spitali pas 14 ditësh, duke mundur virusin e COVID-19
“El Universal” (Meksikë): Pse disa njerëz e kapërcejnë epideminë më rëndë? Sipas një studimi, gjenet tona japin të dhëna për efektet e sëmundjes COVID-19.
“La Tercera” (Kili): Shërbimet e YouTube, Gmail dhe Google që u ndërprenë për një kohë të shkurtër nëpër botë u kthyen në normalitet
“Le Figaro” (Francë): Sipas 55 për qind të francezëve, Kryeministri Jean Castex nuk është "kompetent"
“France 24” (Francë): Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi se do të mbahet një referendum për të përfshirë luftën kundër ndryshimit të klimës në Kushtetutë
“Le Parisien” (Francë): Presidenti algjerian Abdulmexhid Tebbun, i cili u kurua nga COVID-19 në Gjermani, falënderoi Kancelaren Angela Merkel
“Al-Jazeera” (Katar): Bordi Zgjedhor miratoi zyrtarisht: Joe Biden, shpallet Presidenti i 46-të i SHBA-së
“Al-Jazeera” (Katar): Sudani tani edhe zyrtarisht jashtë listës terroriste të SHBA-së
“Ad-Dustour” (Jordan): Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) filluan procesin e vaksinimit kundër COVID-19 duke përdorur vaksinën kineze
“TASS” (Rusi): 11 persona vdiqën si pasojë e zjarrit që ra në një shtëpi private të pleqëve në rajonin Bashkortostan të Rusisë
“Kommersant” (Rusi): Azerbajxhani dhe Armenia shkëmbejnë të burgosurit
“Lenta.ru” (Rusi): Avioni i pasagjerëve i prodhuar në Rusi dhe i quajtur "avioni i shekullit XXI" u ngrit për herë të parë me motorin e prodhuar në Rusi
“ATSH” (Shqipëri): Vaksinimi antiCOVID falas për të gjithë qytetarët, jo i detyrueshëm
“RTK” (Kosovë): Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nuk jep ndonjë datë për takimin e liderëve politikë lidhur me postin e presidentit
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Shkupi kërkon zgjidhje për problemet me Bullgarinë, Sofja bën thirrje për dialog, ndërsa Berlini nuk heq dorë nga fillimi i negociatave