Shtypi botëror 09.12.2020
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 9 dhjetor 2020:

Mediat frankofone:
“Le Soir” – Sfida ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Medipol Basaksehir u ndërpre me justifikimin për thirrje raciste kundër ndihmëstrajenerit
“France 24” – Presidenti Emmanuel Macron deklaroi se e ardhmja energjetike e Francës do të jetë e varur nga energjia bërthamore
“Le Monde” – Çështja e përgjimit të telefonit: Kërkohen 4 vite heqje lirie për ish-presidentin francez, Nicolas Sarkozy
Mediat gjermane:
“Nex24” – Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto: Siguria evropiane është në duar e Turqisë
“Spiegel” – Ndeshja e Ligës së Kampioneve ndërmjet Paris Saint-Germain dhe Istanbul Basaksehir u ndërpre pas skandalit të racizmit
“N-tv” – Themeluesi i “BioNTech”, Ugur Sahin: Miratimi i vaksinës në Gjermani do të vijë brenda vitit 2020
Mediat arabe:
“Al-Ayyam” – Ministri i Shëndetësisë së Palestinës paralajmëron: Situata e pandemisë është shumë e rrezikshme
“Ad-Dustour” – Sanksione të reja nga SHBA-ja për 14 zyrtarë kinezë
“Newsabah” – Mosmarrëveshja për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Presidencial i dha fund pa akord dialogut në Libi
Mediat spanjishtfolëse:
“El Mundo” – Plot 140 milionë euro: Asnjë shtet tjetër anëtar i BE-së nuk ka marrë kaq shumë fonde sa Spanja nga buxheti i Unionit në luftën kundër COVID-19
“El Pais” – Sipas një studimi, 64% e spanjollëve janë në favor të luftës me ndryshimet klimatike
“El Nacional” – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro: Njësia monetare e vendit tim s'ka qenë dhe s'do të jetë kurrë dollari
Mediat ruse:
“Lenta” – Duma Shtetërore e Rusisë miratoi projektligjin që parashikon zgjerimin e kompetencave policore
“TASS” – Shërbimi Federal Rus për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare (Rosselkhoznadzor) ndërpreu importin e domateve dhe mollëve nga Azerbajxhani duke filluar që prej datës 10 dhjetor
“RIA Novosti” – Kanalet televizive në Rusi do t'i akordojnë 3 orë kohë konferencës tradicionale vjetore për shtyp që Presidenti Vladimir Putin do të mbajë më 17 dhjetor
Mediat ballkanase:
“Top Channel” – Thirrje pro Shqipërisë/ Eurodeputëtët i kërkojnë BE-së të shpejtojë me integrimin
“RTK” – Qeveria e Kosovës miraton 4 vendime të rëndësishme për menaxhimin e COVID-19
“MIA” – Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska: Bullgaria bëri gabim gjeostrategjik (lidhur me veton për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian)