Shtypi botëror 08.12.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 8 dhjetor 2020:

1541579
Shtypi botëror 08.12.2020

“Deutsche Welle” (Gjermani): Presidenti Recep Tayyip Erdogan i drejtohet BE-së: Mos e lini dorën tonë në ajër

Erdogan propozoi organizimin e një konference me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit të lagur nga Mesdheu Lindor, përfshi këtu edhe turqit qipriotë, ndërsa tha se presin nga bashkëbiseduesit që të mos e lënë në ajër këtë dorë që u ka zgjatur Turqia.

“Bild.de” (Gjermani): Plani i ri i vaksinimit në Gjermani: Kush do të vaksinohet i pari… dhe sa gjermanë do të vaksinohen në tremujorin e parë të vitit.

“Tagesschau.de” (Gjermani): Rriten thirrjet për masa më të forta kundër koronavirusit. Rastet e infektimeve me koronavirus janë në rritje. Krerët e disa landeve duan të zgjerojnë masat përpara festave të Krishtlindjes. Qeveria gjermane është e të njëjtit mendim.

“Le Parisien” (Francë): Kompanitë franceze nuk mendojnë për punësime të reja në tremujorin e parë të 2021

“Le Monde” (Francë): Projektligji Separatist: Pavarësisht disa abstenimeve ai miratohet nga Këshilli i Shtetit

“Le Soir” (Belgjikë): Sipas ministres belge të Punëve të Brendshme Annelies Verlinden, nëse nuk ndiqen rregullat në luftën kundër koronavirusit, epidemia do të vazhdojë deri në Pashkë

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Presidenti i SHBA Donald Trump bllokon shpërndarjen e vaksinave kundër koronavirusit në vendet e botës para fillimit të verës së ardhshme

Trump, mandati i të cilit ka skaduar, pritet të nënshkruajë një urdhër administrativ që lejon të gjithë amerikanët të kenë qasje në vaksinën kundër koronavirusit para se qeveria amerikane të fillojë të ndihmojë vendet e tjera.

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Një sheik i familjes mbretërore të Emirateve të Bashkuara Arabe blen gjysmën e aksioneve të një klubi sportiv izraelit, tifozët e të cilit fyejnë arabët dhe Profetin Muhamed

“Al-Dustour” (Jordan): Kanë kaluar 33 vjet nga "intifada e parë palestineze"

“Al-Raya” (Katar): Irak: Një oficer policie u vra në sulmin e DAESH-it në jug të Kirkukut

“El Pais” (Spanjë): Vala e dytë e pandemisë COVID-19 shkaktoi më shumë vdekje sesa e para në shumicën e vendeve evropiane

“El Mundo” (Spanjë): Miqtë e ish-Mbretit spanjoll Juan Carlos i 1-rë po përpiqen ta bindin atë që të mos kthehet në Spanjë

“TeleSur” (Venezuelë): Mijëra fëmijë u kthyen në shkolla në kryeqytetin e Kubës, Havana, të hënën, nën masa të rrepta si pjesë e luftës kundër epidemisë së llojit të ri të koronavirusit.

“Kommersant” (Rusi): Rusia i dërgoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës versionin e marrëveshjes kornizë për kontrollin e armëve

“Rossiyskaya Gazeta” (Rusi): Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel biseduan rreth Karabakut, rajonit Donbass dhe vaksinave kundër koronavirusit

“ATSH” (Shqipëri): Shqipëria sot shënon 30-vjetorin e Lëvizjes Studentore të Dhjetorit

“RTK” (Kosovë): Zyra E OBSH-së Kosovë: Vaksinimi kundër COVID-it në pranverë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Për shkak të bllokimit të Bullgarisë diskutimi për kornizën negociuese hiqet nga rendi i ditës së BE-së



Lajme të ngjashme