Shtypi botëror 25.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e titujve kryesorë, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë 25 nëntor 2020:

1534157
Shtypi botëror 25.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e titujve kryesorë, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë 25 nëntor 2020:

“Newsabah” (Irak): Prodhimi amerikan kërcënohet të humbasë miliona fuçi naftë për shkak të ndryshimit të strategjive të energjisë

“Al-Raya” (Katar): Katari dënoi me forcë dy sulmet në Afganistan

“Al-Dustour” (Jordani): Ministria e Punëve të Jashtme të Jordanisë nënvizoi refuzimin e saj për të ndryshuar status quo-në e kompleksit Al-Aqsa

“Spiegel.de” (Gjermani): Masa të reja në luftën kundër COVID-19 janë planifikuar në Gjermani përpara festave të fundvitit

“Deutsche Welle” (Gjermani): Presidenti francez Emmanuel Macron bëri të ditur se "Më e keqja ka mbetur pas” dhe tha se masat do të lehtësohen

“Focus.de” (Gjemani): Numri i njerëzve të diagnostikuar me koronavirus në Gjermani vazhdon të rritet

“El Pais” (Spanjë): Për shkak të pandemisë në Spanjë, numri i pensionistëve ka rënë për herë të parë në histori

El Mundo” (Spanjë): Planet e Madridit për Krishtëlindje: Darka e Krishtlindjeve dhe Natës së Vitit të Ri janë të kufizuara në 10 persona, ora e ndalimit të qarkullimit do të hyjë në fuqi nga 01:30 me kohën lokale

“Infobae” (Argjentinë): Juan Guaidó (disidenti që e shpalli veten president të përkohshëm në Venezuelë) mendon se (Presidenti i sapozgjedhur i SHBA) Joe Biden do të vazhdojë politikën e presionit maksimal kundër administratës së Nicolas Maduro

“Le Monde” (Francë): Presidenti francez Emmanuel Macron njoftoi planin me 3 faza për kthimin në normalitet

“France 24” (Francë): Nga fundi i dhjetorit, vaksinimi kundër COVID-19 do të fillojë, por nuk do të jetë i detyrueshëm

“Le Soir” (Belgjikë): Në Evropë, masat e koronavirusit gradualisht po lehtësohen, në Belgjikë nuk ka lehtësim

“Lenta.ru” (Rusi): Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në kuadër të kornizës së Traktatit të Parandalimit të Përhapjes së Armëve Bërthamore vendosi sanksione kundër tre kompanive ruse

“Izvestiya” (Rusi): Qeveria ruse do të paguajë 10 miliardë rubla për punonjësit e kujdesit shëndetësor që luftojnë kundër COVID-19

“RIA Novosti” (Rusi): Në përputhje me kontratën e nënshkruar në 2015, Ministria Ruse e Mbrojtjes mori 50 avionë luftarakë Su-35S nga prodhuesi

“ATSH” (Shqipëri): Partia Socialiste kërkon nga Kuvendi ngritjen e një Komisioni të Posaçëm mbi çështjen e raportit të Dick Marty-it

“RTK” (Kosovë): Vjosa Osmani paralajmëron shfuqizimin e dekretit për konsullin në Pragë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Qeveria miratoi projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës



Lajme të ngjashme