Shtypi botëror 20.11.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e premte, 20 nëntor 2020:

1531280
Shtypi botëror 20.11.2020

“Bild.de” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel shpreson që lloji i ri i vaksinës së koronavirusit (COVID-19) do të jetë gati në dhjetor

“Ard.de” (Gjermani): Kriza nuk mund të kapërcehet në negociatat e buxhetit të Bashkimit Evropian. Ndihma për COVID-19 nuk mund të paguhet për shkak të bllokimit nga Polonia dhe Hungaria

“Süddeutsche Zeitung” (Gjermani): Joe Biden fiton në Gjeorgji ku u rinumëruan votat

“El Mundo” (Spanjë): Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është kundër përdorimit të ilaçit “Remdesivir” pa u testuar kundër koronavirusit

“Telesur” (Venezuelë): BE njoftoi se do të lejojë në dhjetor vaksinat kundër COVID-19

“Infobae” (Argjentinë): Senati meksikan miratoi rregullimin dhe dekriminalizimin e përdorimit rekreativ të kanabisit në të gjithë vendin

“Newsabah” (Irak): Revista Foreign Policy: Administrata e Shteteve të Bashkuara ka në plan të klasifikojë milicitë Houthi (në Jemen) si organizata terroriste

“Al-Raya” (Katar): Grupi i parë i vaksinës së Pfizer kundër COVID-19 arrin në Katar në fund të vitit

“Al-Dustour” (Egjipt): Presidenti francez Emmanuel Macron diskuton krijimin e një këshilli të hoxhallarëve myslimanë

“France 24” (Francë): Ministri i Shëndetësisë, Veran: 'Shëndeti mendor francez u përkeqësua për shkak të epidemisë'

“France 24” (Francë): Bashkimi Evropian planifikon t'u japë dritën jeshile vaksinave Moderna dhe Pfizer / BioNTech kundër COVID-19 në dhjetor

“Lenta.ru” (Rusi): Njësitë e Ushtrisë Azerbajxhanase hynë në rajonin e Agdamit në përputhje me marrëveshjen trepalëshe për Karabakun Malor

“RIA Novosti” (Rusi): Presidenti rus Vladimir Putin vlerësoi përparimin e Kinës në luftën kundër COVID-19. Sipas udhëheqësit rus, Kina ka provuar se koronavirusi mund të mposhtet.

“TASS” (Rusi): Ekspertët e OBSH rekomandojnë që ilaçi “Remdesivir” të mos përdoret për trajtimin e COVID-19.

“ATSH” (Shipëri): Trashëgimia kulturore tërheq 112.936 vizitorë, nga të cilët 20.482 turistë të huaj gjatë tremujorit të tretë

“RTK” (Kosovë): BE përkrah Kosovën me 26.5 milionë euro për nevoja ekonomike

“MIA” (Maqedoni e Veriut): Vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e zgjidhjes në çështjet me Bullgarinë, nuk ka negociata për gjuhë dhe identitet



Lajme të ngjashme