Shtypi botëror 28.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 28 tetor 2020:

1517479
Shtypi botëror 28.10.2020

Shtypi në arabisht

“Al Jazeera” (Katar): (Karikaturat fyese ndaj Profetit Muhammed) ... Protestat po përshkallëzohen dhe partitë (politike) turke kërkojnë një qëndrim ndërkombëtar kundër Presidentit francez, Emmanuel Macron

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Dhjetëra-mijëra banorë të Bangladeshit demonstruan kundër Francës në kryeqytetin Daka. Fusha e zemërimit po zgjerohet.

“Al-Dustour” (Jordani): 50 vende ratifikuan Traktatin e Ndalimit të Armëve Bërthamore

Gjermani

“Deutsche Welle”: Kombet e Bashkuara (OKB) njoftuan se Presidenti i ri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar dhe udhëheqësi greko-qipriot, Nikos Anastasiadis do të takohen në një takim njohjeje më 3 nëntor

“N-TV.de”: Ministri gjerman i Ekonomisë (Peter Altmaier) vlerësoi se gjatë fundjavës numri i rasteve të reja me Covid-19 do të kalojë mbi 20 mijë në ditë

“Tagesschau.de”: Kancelarja Angela Merkel do të takohet sot me Kryetarët e Landeve. A do të kërkojë Merkel masa të reja në luftën kundër koronës?

Shtypi në spanjisht

“El Pais” (Spanjë): Ricard Ferrer, President i Shoqatës së Kujdesit Intensiv: "Do të ketë konkurrencë të ashpër edhe për një shtrat të vetëm të kujdesit intensiv (për kurimin ndaj Covid-19)".

"La Tercera" (Kili): Sipas hulumtimit të kryer mbi 84 mijë njerëz, Covid-19 plak trurin me 10 vjet dhe ul nivelin e inteligjencës me 8.5 pikë

"Ultima Hora" (Paraguai): Një specie moli me pamje si "tarantula me krahë" evidentuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), shkaktoi tmerr në vend.

Francë

“France 24”: Ligia e Kampionëve: Përfaqësuesi i Francës, Paris Saint Germain do të jetë mysafiri i Medipol Bashakshehir në Stamboll

 “Le Monde”: Covid-19: Presidenti francez, Emmanuel Macron po konsideron imponimin përsëri të një karantine në nivelin kombëtar

“France 24”: A do të pasqyrohet thirrja për bojkotimin e produkteve franceze në ekonomi?

Rusi

“RIA Novosti”: Kryeministri armen, Nikol Pashinyan njoftoi se ata po përgatiten për një kundërsulm në Karabakun Malor

 “Gazetem.ru: Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin zhvilluan një bisedë telefonike. Të dy liderët shkëmbyen mendime mbi çështjet rajonale me në krye Sirinë

“TASS”: Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov u izolua pas kontaktit me një të infektuar me Covid-19

“ATSH” (Shqipëri): Në Tiranë zhvillohet forumi i nivelit më të lartë Ballkanik kundër Antisemitizmit

“RTK” (Kosovë): Albin Kurti infektohet me Covid-19

MIA (Maqedonia e Veriut): Rritet numri i viktimave dhe personave të infektuar me koronavirus



Lajme të ngjashme