Shtypi botëror 26.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 26 tetor 2020:

1516215
Shtypi botëror 26.10.2020

Mediat gjermane:

“Bild” – Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, kërkoi që njerëzit të jenë më të disiplinuar për sa i takon llojit të ri të koronavirusit

“Deutsche Welle” – Në Kili, shtet i Amerikës Latine, shumica e popullit votoi për kushtetutën e re

Mediat spanjishtfolëse:

“La Vanguardia” – Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, shpalli një gjendje alarmi të re (për shkak të COVID-19), të cilën planifikon ta zgjasë deri në muajin maj (2021)

“El País” – Rrugët e Spanjës mbetën të zbrazëta natën e parë pas hyrjes në fuqi të kufizimeve në kuadër të gjendjes së alarmit

“Infobae” – Kili miratoi kushtetutën e re duke marrë votën e shumicës dërrmuese të popullit

Mediat arabe:

“Al-Quds al-Arabi” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të shkarkojë sekretarin e Mbrojtjes, shefin e inteligjencës dhe drejtorin e Zyrës së Hetimeve, në rast se fiton zgjedhjet

“Al-Raya” – Emiratet e Bashkuara Arabe duan të blejnë sisteme kundërajrore nga Izraeli

“Al-Raya” – Sudani përjashtohet nga lista e SHBA-së për terrorizmin

Mediat franceze:

“Le Monde” – Në Spanjë u shpall ndalimqarkullim dhe gjendje e jashtëzakonshme, ndërsa në Itali u mbyllën kinematë dhe teatrot (për shkak të COVID-19)

“France 24” – Franca bëri thirrje për t'i dhënë fund bojkotit të produkteve franceze në shumë vende të Lindjes së Mesme

“Libération” – Koronavirusi i ri: Franca theu një rekord të ri me 52 mijë raste ditore

Mediat ruse:

“RIA Novosti” – Shifrat e papunësisë në Rusi gjatë periudhës qershor-gusht u rritën me 6,3% në krahasim me vitin e kaluar. Shkalla më e lartë e papunësisë u regjistrua në republikat e Ingushetisë, Tëvasë dhe Çeçenisë

“Lenta” – Kandidati presidencial demokrat i SHBA-së, Joe Biden, e cilësoi Rusinë si armikun më të madh të vendit të tij

“TASS” – Forcat e sigurisë së Bjellorusisë arrestuan 290 persona në protestat e djeshme kundër rezultateve të zgjedhjeve

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Greqia shtyn sërish masat bllokuese antiCOVID me Shqipërinë deri më 8 nëntor

“RTK” – Kryebashkiaku i Prishtinës, Shpend Ahmeti: S'ka nevojë për mbyllje, vetëm për identifikim të vatrave (të COVID-19)

“MIA” – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, është optimist se Maqedonia e Veriut do t'i fillojë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian



Lajme të ngjashme