Shtypi botëror 22.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e titujve kryesorë, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjte, 22 tetor 2020:

1514014
Shtypi botëror 22.10.2020

“El Pais” (Spanjë): Disa rajone autonome (Castile dhe Leon, Comunidad Valenciana y Castile-La Mancha) i propozuan qeverisë marrjen e vendimit për një shtetrrethim për të parandaluar transmetimin e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19)

“Infobae” (Argjentinë): Spanja u bë vendi i parë evropian që kaloi një milion raste në epideminë e COVID-19

“La Tercera” (Kili): Vullnetari pjesëmarrës në provat e vaksinave kundër COVID-19 të Universitetit të Oksfordit, vdiq në Brazil

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha se vendi i tij ka filluar me procesin e heqjes së Sudanit nga" lista e terrorizmit dhe se shpresojnë që Kartumi të njohë Izraelin së shpejti

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Ish-Presidenti i SHBA Barak Obama thotë se "Nuk mund ta durojnë Trumpin edhe për katër vjet të tjera"

“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraeli nënshkruan një marrëveshje për transportin ajror

“Zeit Online” (Gjermani): Testi për COVID-19 i ministrit gjerman të Shëndetësisë Jens Spahn rezulton pozitiv

“Deutsche Welle” (Gjemani): Në Gjermani, numri i rasteve të përditshme të infektimeve me COVID-19 tejkaloi 10 mijë për herë të parë

“Tagesspiegel” (Gjermani): Pas përhapjes së abuzimit seksual të fëmijëve në Gjermani, qeveria po përgatitet të rrisë dënimet për këtë krim

“Vesty.ru” (Rusi): Turqia shprehet e gatshme për të dërguar trupa për të ndihmuar Azerbajxhanin

“RBK” (Rusi): Putini premtoi të mos vendosë kufizime të gjera për shkak të COVID-19

“Russia Today” (Rusi): Zëvendëspresidenti i Turqisë Fuat Oktay deklaroi se "Rusia është një vend që arriti të krijojë marrëdhënie të shëndetshme me Turqinë"

“ATSH” (Shqipëri): SHBA dhe NATO ndihmojnë Shqipërinë me 60 respiratorë, nga sot vihen në përdorim

“RTK” (Kosovë): SHBA-ja do të ndjek nga afër zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Zaev dhe Michell presin mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit



Lajme të ngjashme