Shtypi i huaj 21.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e huaja për sot, e mërkurë, 21 tetor 2020:

1513140
Shtypi i huaj 21.10.2020

Gjermani

“Deutsche Welle”: Turqia deklaroi se Grupi i Iniciativës Automobilistike Turke (TOGG) arriti marrëveshje me kompaninë "Farasis", një nga prodhuesit kryesorë të baterive në botë, për të siguruar bateritë e litiumit Li-Ion

 “Tagesschau.de”: Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) ka filluar një proces ligjor ndaj administratës greke-qipriote dhe praktikën e Maltës për "shtetësi në shkëmbim të investimeve", e njohur ndryshe si "pasaporta e artë". Komisioni mbron mendimin se këto praktika bien ndesh me ligjet e BE-së

“Welt.de”: Ndërkohë që numri i rasteve të koronavirusit rritet me shpejtësi në Gjermani, ushtria gjermane filloi të punojë në qytetin e Dortmund për ndjekjen (regjistrimin) e rasteve

Francë

Le Monde: Në Francë, shumica e farmacistëve kanë mbaruar rezervat e vaksinave të gripit

Le Figaro: Polici që hetohej për vdekjen e një personi me origjinë afrikane gjatë arrestimit në Kanada, u shpall i pafajshëm

Le Figaro: Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkoi nga presidenti rus, Vladimir Putin që të përforcojë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit

Media në arabisht

“VATAN” (Oman): Siria së shpejti do të ketë dy vaksina ndaj Covid-19, të cilat janë gjetura nga Rusia

“Al-Raya” (Katar): Liberalizohen në mënyrë reciproke vizat midis Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Izraelit

“El-Mustakbal” (Liban): Situata në Karabak është e rëndë dhe Kombet e Bashkuara (OKB) kërkuan që armëpushimi të respektohet

Media në spanjisht

“El Pais”(Spanjë) : Ndërkohë që në Spanjë rastet me koronavirus po afrohen në një milion, Ministri i Shëndetësisë kërkoi nga populli që të ngadalsojë lëvizjen dhe kontaktet për të parandaluar përhapjen e virusit

“Infobae” (Argjentinë) : Pas fitores së MAS (Movimiento al Socialismo, Lëvizja për Socializëm) në zgjedhjet e Bolivisë, në qytetin e Santa Cruz pati një protestë me pjesëmarrjen e afërsisht 5 mijë njerëzve. Protestuesit pretendojnë se zgjedhjet u manipuluan

“TeleSur” (Venezuelë) : Përfaqësuesja spanjolle Barcelona, ​​e cila filloi mbarë ndeshjet e Ligës së Kampionëve 2020-2021, mundi ekipin e Hungarisë Ferencvaros me rezultatin 5-1

Rusi

“Lenta.ru”: SHBA-ja ka zgjeruar sanksionet e saj në lidhje me projektin "Rrjedha e Veriut-2"

 “Izvestiya”: Sadir Caparov, i cili mban përkohësisht detyrën e Presidentit të Kirgizisë, në takimin e tij me ambasadorin rus tha se rusishtja do të mbetet si gjuhë zyrtare në Kirgizi

“Kommersant”: Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) po punon për mundësinë e transferimit të disa prej forcave amerikane nga Gjermania në një vend tjetër të Evropës më afër Rusisë

“ATSH” (Shqipëri): Rama për takimin me ministrin grek Dendias: Jemi më afër se asnjëherë heqjes së Ligjit të Luftës

“RTK” (Kosovë): Hapja e zyrës së mbrojtjes ruse në Serbi, kërcënim serioz për Kosovën

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Shkupi shton masat kundër koronavirusit, hotelierët do të punojnë deri në ora 23.00, administratat nga shtëpia kurse transporti publik do të ketë kapacitet të përgjysmuar



Lajme të ngjashme