Shtypi botëror 20.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 20 tetor 2020:

1512599
Shtypi botëror 20.10.2020

Mediat arabe:

“Al-Jazeera” – Franca nis 80 hetime për krimet e urrejtjes; autoritetet franceze urdhëruan mbylljen e një xhamie në afërsi të Parisit dhe po përgatiten të dëbojnë nga vendi dhjetëra të huaj

“Al-Quds al-Arabi” – Zbriti në Izraeli avioni i parë me pasagjerë të Emirateve të Bashkuara Arabe

“Al-Quds al-Arabi” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump: Uashingtoni do ta nxjerrë Sudanin nga listave e shteteve që mbështesin terrorizmin

Mediat gjermane:

“Frankfurter Rundschau” – Ndryshon pushteti në Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV); Presidenti Recep Tayyip Erdogan lëvdon dhe mbështet Presidentin e ri të RTQV-së, Ersin Tatar

“Deutsche Welle” – Gjermania do të aplikojë së bashku me Belgjikën dhe Holandën për të pritur Kupën Botërore të Botërore për Femra 2027

Mediat franceze:

“Le Monde” – Koronavirusi në botë: Irlanda filloi një periudhë karantine të re, ndërsa Kanadaja njoftoi se tashmë ka mbi 200 mijë raste të konfirmuara

“France 24” – Varfëria në Francë shënoi rritje të vazhdueshme si një pasojë e krizës së shkaktuar nga COVID-19 në shëndetësi

“Le Parisien” – Taksa mbi pasurinë e paluajtshme u rrit me 30% në 10 vjet

Mediat spanjishtfolëse:

“El Pais” – Shkencëtarët spanjollë mendojnë se llojet e reja të koronavirusit, të prodhuara në laboratorë, mund të shpëtojnë jetët e njerëzve

“El Mundo” – Bashkimi Evropian përgatitet të shtojë presionin mbi Spanjën në rast se ajo nuk bën një reformë në sistemin juridik

“El Nacional” – Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, bëri me dije se vaksina kundër llojit të ri të koronavirusit nuk do të jetë e detyrueshme në vendin e tij

Mediat ruse:

“Lenta” – Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, u shprehën të gatshëm për t'u takuar në kryeqytetin Moskë të Rusisë

“TASS” – Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev: Bakuja do t'ia ndalë luftimet nëse Erevani fillon një dialog konstruktiv

“Gazetem” – Turizmi rus goditet nga pandemia, humbjet janë rreth 600 miliardë rubla

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Dendias në Tiranë, protestë e PDIU-së te Ministria e Punëve të Jashtme: S'kemi 12 milje për t'ia dhënë Greqisë!

“RTK” – Hoti i përgjigjet Lajçakut: Nuk do të preket integriteti territorial dhe karakteri unitar i Kosovës

“MIA” – Plenkoviq-Osmani: Vazhdon mbështetja e Kroacisë për procesin eurointegrues



Lajme të ngjashme