Shtypi botëror 16.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 16 tetor 2020:

1510368
Shtypi botëror 16.10.2020

Gjermani

“Deutsche Welle”: Numri në rritje dhe i shpejtë i rasteve të koronavirusit në Gjermani shqetëson spitalet. Unioni i Spitaleve të Gjermanisë paralajmëroi se epidemia mund të dalë jashtë kontrollit

"Tagesschau.de": Samiti 8-orësh i koronës në Kryeministrinë e Gjermanisë: Nuk u arrit asnjë konsensus për masat e vjeshtës

Media spanjisht-folëse

“El Pais” (Spanjë): Ministria spanjolle e Shëndetësisë po përqendrohet në planet e reja për të mbyllur baret dhe restorantet në zonat me numrin më të lartë të rasteve të Covid-19

“La Razon” (Spanjë): Bashkimi Evropian (BE) e ktheu Spanjën në ngjyrë të kuqe në hartën e saj të pandemisë për shkak të rasteve me koronavirus

“Telesur” (Venezuelë): Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro tha se kombi i Amerikës së Jugut po u përgjigjet sulmeve dhe kërcënimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) çdo ditë e më shumë me një "fuqi më të mëdha dhe në rritje"

Francë

“Le Parisien”: Covid-19: Shënohet një rritje shumë alarmante e rasteve tek njerëzit e moshuar

Le Figaro”: Libi: Parisi dëshiron që vendet fqinje (me Libinë) të përfshihen më shumë në mënyrë diplomatike (në gjetjen e një zgjidhjeje politike)

“Le Monde”: Ndalimqarkullimi në Francë: Ministrja e Kulturës, Roselyne Bachelot shprehet se duhet pasur më tepër fleksibilitet për shfaqjet artistike

Shtypi arab

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Azerbajxhan: Me dronët e armatosur të blerë nga Turqia, ushtrisë armene i shkaktuam 1 miliard dollarë dëme

“Al Jazeera” (Katar): Koronavirusi: Në Francë filloi ndalimqarkullimi, në Angli niveli i alarmit është rritur kurse Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen po izolon veten

“Al-Raya” (Katar): Varret masive në Tarhune të Libisë. Shtohet një masakër e re në vrasjet e Halife Haftarit, liderit të forcave të jashtëligjshme të armatosura në lindje të vendit

Rusi

“RIA Novosti”: Banorët e Moskës nuk do të jenë më në gjendje të përdorin transportin publik pa maska ​​dhe doreza

“Lenta.ru”: Parashikohet që rritja e rasteve të reja të Covid-19 në Rusi do të vazhdojë deri më 10 nëntor

“Izvestiya”: Qeveria ruse revizionoi negativisht vlerësimet e uljes së popullsisë së vendit. Sipas qeverisë, popullsia mund të ulet me 1.2 milion deri në vitin 2024

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut diskutojnë për lidhjen hekurudhore/ Lehtësi për biznesin dhe lëvizjen e qytetarëve

“RTK” (Kosovë): Komsiç: Nëse dëshirojmë ti anashkalojmë taksat duhet ta njohim Kosovën

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Sllovakia nëpërmjet BE-së dërgon ndihma në Maqedoninë e Veriut për luftën kundër koronavirusit



Lajme të ngjashme