Shtypi botëror 13.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 13 tetor 2020:

1508110
Shtypi botëror 13.10.2020

“Le Parisien” (Francë): Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet sërish popullit me një fjalim të mërkurën në lidhje me epideminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19)

“Le Monde” (Francë): Presidentit të Polinezisë Franceze Edouard Fritch dy ditë pas takimit me Presidentin francez Emmanuel Macron rezulton pozitiv në testin për COVID-19

“France 24” (Francë): Qeveria franceze forcon qëndrimin e saj kundër "valës së dytë të fortë" të koronavirusit

“Al-Jazeera” (Katar): Emërimi i Gjykatëses Amy Coney Barrett si anëtare e Gjykatës Supreme nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA) Donald Trump ka shkaktuar një ndarje të mprehtë në Senatin Amerikan, ndërsa Trump rifillon fushatën zgjedhore në Florida

“Al-Raya Al-Katariya” (Katar): Takimi i gjashtë i Komitetit të Lartë Strategjik Katar-Turqi do të mbahet në Turqi në fund të muajit të ardhshëm

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Deputeti i Minesotës Ilhan Omar nga radhët e Partisë Demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve deklaroi se: "Nëse një grua myslimane do të kandidojë për anëtarësim në Gjykatën e Lartë të SHBA, Republikanët do të humbin mendjen e tyre"

“El Pais” (Spanjë): Robotët ultraviolet, arma e re evropiane për të luftuar koronavirusin

“Telesur” (Venezuelë): (Ish-Presidenti i Bolivisë) Evo Morales dënon ndërhyrjen e SHBA në zgjedhjet Boliviane

“Infobae” (Argjentinë): Johnson & Johnson pezulluan përkohësisht studimet e vaksinave kundër COVID-19 pasi një vullnetar u sëmur

“Deutsche Welle” (Gjermani): 1.220 padi kundër drejtuesve të organizatës terroriste separatiste PKK në Gjermani

“Der Spiegel” (Gjermani): Sanksione ndaj Rusisë nga Bashkimi Evropian (BE) për "opozitarin rus Aleksey Navalny"

“Zeit Online” (Gjemani): Rënie në shitjet e armëve gjermane

“Gazeta.ru” (Rusi): Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së vendosën sanksione ndaj individëve dhe personave juridikë të përfshirë në akuzat për helmimin e opozitarit rus Alexey Navalny

“RIA Novosti” (Rusi): Kina ndaloi fluturimin e linjës ajrore ruse “Aeroflot” për në Shangai për një muaj për shkak të COVID-19

“Izvestiya” (Rusi): Turistët rusë ankohen për madhësinë e porcioneve të vakteve në hotelet turke

“ATSH” (Shqipëri): Lufta kundër krimit kibernetik/ Specialistë të FBI-së trajnuan oficerë nga Policia e Shtetit

“RTK” (Kosovë): Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak sot do të vizitojë Kosovën

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Rastet aktive me COVID-19 në vend janë 4015, kërkohet respektimi i masave mbrojtëse



Lajme të ngjashme