Shtypi botëror 08.10.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 8 tetor 2020:

1505445
Shtypi botëror 08.10.2020

Mediat gjermane:

“Bild” – Polici që shkaktoi vdekjen e afroamerikanit George Floyd në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u lirua me kusht duke paguar 1 milion dollarë

“Deutsche Welle” – Gjermania dhe Franca kërkojnë vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë pasi u vërtetua helmimi i opozitarit Alexei Navalny

Mediat arabe:

“Al-Quds al-Arabi” – Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Robert O'Brien: Vitin e ardhshëm do të reduktojmë në 2.500 trupat tona në Afganistan

“Al-Raya” – Nga Presidenti Erdogan për Kancelaren Merkel: Vendimet e Bashkimit Evropian nuk zgjidhin problemet

“Al-Jazeera” – Kamala Harris: Do të dëgjoj këshillën e Trumpit, s'do të bëj ndonjë vaksinë kundër llojit të ri të koronavirusit

Mediat spanjishfolëse:

“El País” – Spanja mund të kufizojë testet PCR për personelin shëndetësor dhe të moshuarit me fillimin e sezonit të gripit

“La Jornada” – Ndahet nga jeta shkencëtari meksikan, Mario Molina, laureat i Çmimit Nobel për Kimi në viti 1995

“Clarín” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, premtoi se “do të sigurojë miratimin dhe shpërndarjen falas” të ilaçit kundër COVID-19 që u përdor gjatë trajtimit të tij

Mediat frankofone:

“Le Figaro” – Platforma “YouTube” njoftoi se ka kontribuuar me gjysmë miliard euro në ekonominë franceze

“Le Parisien” – Presidenti Macron premtoi të mbështesë me 1 miliard euro rindërtimin e zonës nga dëmet e stuhisë “Alex”

“Le Soir” – Baret, kafenetë, çajtoret dhe lokalet e argëtimit mbyllen për 1 muaj në Bruksel për të luftuar me koronavirusin

Mediat ruse:

“Russia Today” – Anglia kërkon sanksione kundër Rusisë për helmimin e opozitarit Alexei Navalny

“RIA Novosti” – Rusia vendos udhëheqësen opozitare bjelloruse, Svetlana Tikhanovskaya, në listën e personave në kërkim

“TASS” – Vazhdojnë shpërthimet në një depo municionesh të ushtrisë në rajonin rus të Ryazanit

Mediat ballkanase:

“Top Channel” – Rama firmos marrëveshjet me BERZH për turizmin dhe trashëgiminë: Të nxitet zhvillimi i vendit

“RTK” – Hoti para Varhelyit: I kemi plotësuar kushtet për heqjen e vizave

“MIA” – Pendarovski-Lajçak: Maqedonia e Veriut është e gatshme t'i fillojë negociatat aderuese



Lajme të ngjashme