Shtypi botëror 25.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 25 shtator 2020:

1497206
Shtypi botëror 25.09.2020

Gjeografia arabe

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kryeministri i Izraelit Benyamin Netanyahu: Jemi në majën e luftës kundër koronavirusit të tipit të ti (Covid-19)

“Assabah” (Tunizi):  Arabia Saudite deklaroi se vizitat në umre do të fillojnë gradualisht prej 8 tetorit

“Al-Raya” (Katar): Katari dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës përforcojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorit

Gjermani

“Deutsche Welle”: Covid-19, në Gjermani numri i rasteve u rrit përsëri mbi 2 mijë

“Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Ministri i Punëve të Jashtme, Heiko Maas insiston për bisedimet mes Izraelit dhe Palestinës

“Spiegel.de”: Banka Qendrore e Turqisë rriti përqindjen e normës kyçe në mënyrë të papritur

Gjeografia spanjisht-folëse

“El Pais (Spanjë): Ministria e Shëndetësisë së Spanjës kërkoi që qeveria e Madridit të vihet në veprim në mënyrë të vendosur ndaj Covid-19 dhe të vejë në detyrë 7 mijë e 500 ushtarë

“El Mundo”: Madridi, që kryeson nga aspekti i rasteve me koronavirus në Spanjë, përgatitet të deklarojë masat e reja duke filluar nga dita e hënë

“Telesur” (Venezuelë): Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro zhvilloi një mbledhje zyrtare me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres për të diskutuar problemin e përforcimit të shumanësisë në botën e sotme

Francë

“Le Monde” (Francë): Pas deklaratës për masat e reja ndaj koronavirusit në Francë, qeveria ishte në qendër të kritikave

“Le Figaro” : Bashkimi Evropian i bëri thirrje vendeve anëtare për të intensifikuar masat ndaj koronavirusit

“France 24”: Epodemia e Covid-19 në Francë: Pas 16 mijë e 96 rasteve të reja me koronavirus në vend brenda 24 orëve të fundit, Kryeministri i Francës Jean Castex tha se një periudhë e re karantinimi nuk është jashtë mundësive

Rusi

“Gazeta.ru”: Rivali i ri i Presidentit amerikan, Donald Trump: Kryetari i Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin nominohet për çmimin Nobel për Paqen

“Regnum”: Nordwind Airlines duke filluar nga data 1 tetor do të fillojë fluturimet transit nga Perm (Rusi) për në Stamboll

“Izvestiya”: Putin tha se mund të rriten masat e vëna kundër koronavirusit

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): Vendi është tronditur disa herë nga tërmeti (më i rëndi ishte 4.2 ballë), epiqendra ka qenë Belshi (Elbasan)

“RTK” (Kosovë): Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se BE nuk cakton  datën dhe agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, por ato janë “ekskluzivisht në duart e të dy palëve”

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Forcat Perëndimore dhe anëtaret e BE-së të pranishme në mënyrë dominuese në Maqedoninë e Veriut

 

 



Lajme të ngjashme