Shtypi botëror 23.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 23 shtator 2020:

1496059
Shtypi botëror 23.09.2020

Francë:

“Le Monde” – COVID-19: Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson, njoftoi një sërë kufizimesh që mund të zgjasin 6 muaj

“France 24” – Presidenti Erdogan propozoi në OKB organizimin e një konference rajonale për problemin e Mesdheut

“Libération” – Refugjatët që shkojnë në Evropë, bllokohen të pashpresë në një labirint

Vendet arabe:

“Al-Raya” – Shpërthim në një qendër të Hizbullahut në Liban

“Al-Mustaqbal” – Presidenti i Egjiptit, Abdel Fettah el-Sisi: Mbështesim të drejtat e palestinezëve për të themeluar shtet të pavarur

“Alwatan” – Palestina heq do të nga presidenca e radhës së Ligës Arabe

Vendet spanjishtfolëse:

“El Mundo” – Qeveria e Spanjës miratoi urgjentisht ligjin e ri të punës në distancë, i pazbatuar më parë në periudhën e pandemisë

“Infobae” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër 5 politikanëve venezuelas me motivin për “minim të demokracisë”

“La Nación” – Koronavirusi: Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, deklaroi gjatë fjalimit të tij në OKB se organet transmetuese sjellin kaos në vend me sloganet e tyre të llojit “qëndro në shtëpi”

Gjermania:

“Deutsche Welle” – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, akuzoi Kinën për përhapjen e koronavirusit në botë gjatë fjalimit të tij drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

“Frankfurter Allgemeine Zeitung” – Gjermania po themelon qendrën e operacioneve hapësinore

“Süddeutsche Zeitung” – Shtrëngohen masat në qytetin Mynih të Gjermanisë për shkak të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19

Rusia:

“Lenta” – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pretendoi gjatë bisedës së tij me homologun francez, Emmanuel Macron, se opozitari dhe aktivisti rus, Alexei Navalny, mund të jetë helmuar duke pirë helm gabimisht

“TASS” – Vladimir Putini foli për shumë çështje në sesionin 75. të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por u fokusua mbi qasjen në vaksinën kundër koronavirusit dhe ndalimin e armatimit në hapësirë

“RIA Novosti” – Shkencëtarët rusë kanë zbuluar një antibiotik natyror, i cili mund të ndryshojë botën mjekësore dhe të luftojë në mënyrë efektive shumë sëmundje infektive njerëzore e shtazore të shkaktuara nga bakteret dhe kërpudhat

Ballkani:

“Top Channel” – Grenell në Beograd: Marrëveshja me Kosovën do të hapë vende pune

“RTK” – Haradinaj-Stublla: Homologu grek më konfirmoi mbështetjen për Kosovën

“MIA” – Seanca e Këshillit të Sigurisë, në fokusin e gjendjes politike dhe të sigurisë pas anëtarësimit në NATO



Lajme të ngjashme