Shtypi botëror 22.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 22 shtator 2020:

1495201
Shtypi botëror 22.09.2020

Gjeografia arabe

“Al-Jazeere (Katar): Miliona dollarë dhe disa kërkesa... Ja edhe kushtet e Sudanit në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin gjatë bisedimeve në Abu-Dabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe.  

“Al-Raya”: Gjashtë persona që nuk zbatuan kushtin për qëndrimin në karantinë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, u dërguan në prokurori.

“Al-Quds al-Arabi”: Kuvajti mbështet krijimin e një shteti palestinez me kryeqytet Jerusalemin Lindor

Gjermani

“Spiegel.de”: Kryeministri i Anglisë Boris Johnson, për shkak të rritjes së rasteve me koronavirus kërkon që të punohet nga shtëpia

“Bild.de”: Tashmë askush nuk i kupton rregullat e koronës. Klubi sportiv “Bayern Mynih” ndërkohë që loz pa tifozë në stadium në shtëpi (Gjemani), në kuadër të Superkupës së UEFA-s në Budapest do të lozë përpara 20 mijë tifozëve

“Deutsche Welle”: Një specialist gjerman i koronavirusit: Maskat do të jenë pjesë e jetës sonë për një kohë të gjatë

Gjeografia frankofone

“Le Figaro” (Francë): Dy policë të drejtorisë së policisë në qytetin Strasburg të Francës ngritën padi penale se ishin përballur me racizëm dhe rrezik

“Le Monde”: Sipas një raporti të kuvendit, Franca duhet të bëjë më shumë përpjekje për integrimin e emigrantëve në vend

“Le Soir” (Belgjikë): Më në fund jepet leja për kryerjen e testeve nga vetë personi (auto-test), por ato nuk rekomandohen në asnjë mënyrë

Gjeografia spanjisht-folëse

“El Pais”: Specialisti i sëmundjeve ngjitëse, Alberto Garcia Basteiro: Gjatë kufizimeve në kuadër të luftës kundër koronavirusit askush nuk bëri plotësisht atë që i takonte

“El Mundo”: Spanja është e shqetësuar për fillimin e një vale të dytë të Covid-19 

“El Nacional” (Venezuelë): Nënpresidenti amerikan, Mike Pence duke biseduar me liderin opozitar të Venezuelës, Juan Guaido ripërsëriti premtimet e vendit të tij

Rusi

“Lenta.ru”: Patrulla turko-ruse do të rifillojë misionin patrullues në autostradën M4 në rajonin Idlib të Sirisë

“Kommersant”: Sipas lajmit të gazetës gjermane “Süddeutsche Zeitung” Gjermania nuk mund të fillojë hetim në lidhje me helmimin e opozitarët rus, Aleksey Navalnıy sepse ngjarja nuk ndodhi në tokat gjermane

“Ria Novosti”: Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së tha se bota është lodhur nga përçarja

Ballkani

ATSH (Shqipëri): Presidenti Ilir Meta kërkoi sot mbështetjen e vendeve të OKB-së për kandidaturën e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit

RTK (Kosovë): Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se Kosova e ka vënë në kontroll pandeminë Covid-19

MIA (Maqedonia e Veriut): Takimi Dimitrov-Rot: Maqedonia e Veriut mbetet prioritet për presidencën gjermane



Lajme të ngjashme