Shtypi botëror 18.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e premte, 18 shtator 2020:

1493225
Shtypi botëror 18.09.2020

“Al-Dustour” (Jordani): Fayez Al-Sarraj, Kryetar i Këshillit Presidencial të Qeverisë Libiane të Pajtimit Kombëtar, njoftoi se do të japë dorëheqjen nga posti i tij si kreu i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar

“Al-Raya” (Katar): Uashingtoni po përpiqet të deklarojë Katarin një aleat të rëndësishëm jo-NATO

“Newsabah” (Irak): Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni nënshkruan dy marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

“Deutschlandfunk” (Gjermani): Mosmarrëveshja e gazit në Mesdhe – Turqia është e hapur për bisedime

“RTL” (Gjermani): Formula 1 Stamboll – 40.000 bileta janë shitur tashmë për GP në Turqi

“Frankfurter Allegemeine Zeitung” (Gjermani): Parlamenti i Bashkimit Evropian (BE) kërkon sanksione kundër Presidentit Bjellorus Aleksander Lukashenko

“Le Soir” (Belgjikë): Rastet me COVID-19 janë duke u rritur në Belgjikë, 6 shkolla janë mbyllur plotësisht

“Le Figaro” (Francë): Sipas një studimi, lodhja e vazhdueshme është e zakonshme pas shërimit nga COVID-19.

“Le Monde” (Francë): Sipas shefit të Hekurudhave Franceze SNCF, kthimi në trafikun hekurudhor para krizës kërkon "rreth 2 vjet"

“El Pais” (Spanjë): Në Evropë, më shumë raste të reja janë zbuluar gjatë javës së kaluar sesa në valën e parë të epidemisë së COVID-19

“El Mundo” (Spanjë): Bankat CaixaBank dhe Bankia kanë miratuar bashkimin e tyre dhe po punohet për krijimin e bankës më të madhe të Spanjës

“Telesur” (Venezuelë): Presidentja e përkohshme e Bolivisë (Jeanine Anez) tërhoqi kandidaturën e saj nga zgjedhjet në 18 tetor

“RBK” (Rusi): Presidenti Bjellorus Aleksandër Lukashenko njoftoi se kufijtë me Lituaninë dhe Poloninë ishin mbyllur

“Argumenti i Fakti” (Rusi): 225 mijë turistë rusë vizituan Antalien në shtator

“Izvestiya” (Rusi): Parlamenti Evropian miratoi vendimin për vendosjen e sanksioneve të reja kundër Rusisë mbi helmimin e kundërshtarit rus Aleksey Navalniy

“ATSH” (Shqipëri): Presidenti Ilir Meta kërkon që “Çështja e detit me Greqinë të zgjidhet sa më shpejt në respekt të Kushtetutës”

“RTK” (Kosovë): Opozita me kritika për organizimin e vitit shkollor

“MIA” (Maqedoni e Veriut): Ambasadorja gjermane në Shkup thotë se problemet bilaterale nuk duhen të jenë pjesë e kornizës negociatore



Lajme të ngjashme