Shtypi botëror 17.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e enjte, 17 shtator 2020:

1492448
Shtypi botëror 17.09.2020

 

Gjermani

Tagesschau”: Në Gjermani ka nisur hetimi për 29 policët që kanë bërë postime raciste

Deutsche Welle”: Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe Kancelarja Angela Merkel biseduan për Mesdheun Lindor nëpërmjet një videokonference 

Handelsblatt”: Deklarata e Greqia për armatosjen 10 miliardë euro 

 

Gjeografia spanjisht-folëse

El Mundo” (Spanjë): Madridi përgatitet të rihapë spitalin “Ifema” për shkak të shtimit të rasteve me Covid

El Universal” (Meksikë): "Ka më shumë për të bërë"; Trump përfshin Meksikën në listën e vendeve kryesore prodhuese të drogës

El Tiempo” (Kolumbi): Ministria e Shëndetësisë së Kolumbisë: "Një valë e dytë e Covid-19 nuk do të jetë aq vdekjeprurëse sa e para"

 

Gjeografia frankofone

Liberation” (Francë): Ministri i Arsimit, Jean-Michel Blanquer njofton mbylljen e 81 shkollave për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19

Le Monde” (Francë): Qeveria franceze parashikon se ekonomia kombëtare do të tkurret me 10%

Le Figaro” (Francë): Vendet e pasura ndajnë për vete gjysmën e dozave të vaksinës COVID-19 që planifikohet të prodhohet

 

Rusi

RBK”: Bashkimi Evropian bën thirrje për konfiskimin e përkohshëm të pasurive të të gjithë të pandehurve në çështjen e opozitarit rus, Aleksey Navalny.

RIA Novosti”: Polonia kërkon arrestimin e operatorëve të kullave të fluturimit, që kanë qenë në detyrë në vitin 2010 kur ndodhi aksidenti ajror që i mori jetën presidentit të atëhershëm polak Lech Kachinski.

TASS”: Kompania e naftës “Lukoil” mbetet kompania më e madhe e Rusisë, ajo ka hyrë në listën e revistës “Forbes”.

 

Gjeografia arabe

Ad-Dustour” (Jordani): Kolonët hebrenj vazhdojnë shkeljet e tyre kundër xhamisë Al-Aksa. Forcat pushtuese çifute detyrojnë gjashtë familje palestineze të prishin shtëpitë e tyre në Jerusalem.

Al Jazeera” (televizion kataras): Turqia dhe Rusia janë afër një marrëveshjeje armëpushimi në Libi. Kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi, Al-Sarraj ka thënë se është i gatshëm për t'ia dorëzuar pushtetin një ekzekutivi të ri në tetor.

Al Sharq” (Katar): OJQ-të e të drejtave të njeriut në Angli bëjnë thirrje për bojkot kundër Emirateve (Emiratet e Bashkuara Arabe) dhe Bahrejnit, që nënshkruan një marrëveshje normalizimi me Izraelin.

 

Ballkani

ATSH” (Tiranë): Portali qeveritar e-Albania vlerësohet botërisht si model suksesi/ Shteti në xhepin e qytetarëve

MIA” (Shkup): Kushte të reja nga Bullgaria për negociatat me BE-në 

Koha.net” (Prishtinë): Ekspertët vlerësojnë se Serbia s’e ka asnjë pronë në Kosovë



Lajme të ngjashme