Shtypi botëror 15.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 15 shtator 2020:

1490894
Shtypi botëror 15.09.2020

Gjeografia arabe

“Al-Raya” (Katar): Këshilli i Monitorimit Global: Liderët botërore nuk ishin të përgatitur (gati) për epideminë e koronavirusit të tipit të ri (Covid-19)

“Ad-Dustour” (Jordani): Në përleshjet me persona të armatosur në Tripoli u vranë 4 ushtarë

“Al-Quds” (Angli): Dy bankat më të mëdha të Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nënshkruan një memorandum mirëkuptimi në prag të marrëveshjes së paqes (marrëveshja e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve)

Gjermani

“Bild”: Plani i Kancelares gjermane Angela Merkel për ndihmë ndaj emigrantëve në Greqi, Gjermania kërkon të mirëpresë më shumë emigrantë nga ishulli Lesbos (Midili) i Greqisë

“spiegel.de”: Bill Gates: "Koronavirusin nuk e zbulova unë." Kështu përgjigjet miliarderi i famshëm amerikan për akuzat në lidhje me koronavirusin.

“ard.de”: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha se ka bërë çdo gjë që mundej kundër epidemisë së koronavirusit

Gjeografia spanjisht-folëse

“El Mundo” (Spanjë): Prokuroria e Përgjithshme e Spanjës kërkoi nga Gjykata e Lartë që të refuzojë të gjitha ankesat ndaj qeverisë së Pedro Sanchez në lidhje me administrimin e krizës shëndetësore të koronavirusit

“El Pais” (Spanjë): Njësia e Kujdesit Themelor të Madridit, kryeqyteti i Spanjës bëri të ditur se nuk ka aq mjekë për të përballuar kaq shumë të sëmurë

“Infobae” (Agjentinë): Autoritetet në Amerikë ngrinë 700 milionë dollarë që kishin të bënin me Alex Saab, një prej personave të afërt me Kryetarin e Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro  

Gjeografia frankofone

“Le Parisien” (Francë): Për të huajt që ndodhen në frontin e parë të luftës kundër Covid-19 (si punonjësit e shëndetësisë) janë “përshpejtuar” proceduarat e marrjes së nënshtetësisë franceze

“Le Figaro” (Francë): Sipas një studimi, shumica e francezëve mbështet rikthimin e dënimit me vdekje

“Le Soir” (Belgjikë): Vazhdon rritja e numrit të personave të infektuar dhe shtruar në spital me koronavirus në Belgjikë

Rusi

“RuNews24.ru”: Fluturimet Krasnoyarsk-Stamboll do të fillojnë nga data 1 tetor

“Russia Today”:  (Kryetari i Shtetit të Rusisë Vladimir) Putin: Rusia do të sigurojë 1,5 miliardë dollarë kredi për Bjellorusinë

“Vedomosti”: “The New York Times” bëri të ditur se themeluesi i Fondacionit kundër Korrupsionit në Rusi, opozitari Aleksey Navalny planifikon të kthehet në Rusi

Ballkan

“ATSH” (Shqipëri): OBSH: COVID-19 nuk do të jetë kriza e fundit pandemike

RTK” (Kosovë): Trump: Hoti dhe Vuçiçi e kanë bërë botën më të sigurt

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Zaev për vizitë dy ditore në Greqi, pritet të takohet me Mitcotakis dhe Sakelaropulon  



Lajme të ngjashme