Shtypi botëror 14.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 14 shtator 2020:

1490331
Shtypi botëror 14.09.2020

“Welt.de” (Gjermani): Një kamp i ri prej 300 personash u formua në ishullin Lesbos, ku 12 mijë refugjatë qëndruan në rrugë pas zjarrit në kampin e refugjatëve Moria në Greqi

“Spiegel.de” (Gjermani): Pandemia e koronavirusit ka ndikuar gjithashtu në jetën universitare në Gjermani. Edhe pse arsimi në distancë u pa fillimisht si një zgjidhje e mirë, disa anëtarë të fakultetit tani dëshirojnë një kthim në arsimin ballë për ballë.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Shumë amerikanë e kanë të vështirë për shkak të epidemisë së koronavirusit. Në një vend, rrjeti i sigurisë sociale i të cilit nuk është aq i fortë sa në Evropë, shumë familje mund të mbijetojnë vetëm me ndihmë ushqimore.

“Al-Jazeera” (Katar): Ndërkohë që Presidenti i Greqisë ndodhej në rrugën për në ishullin Meis ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar mori pjesë në aktivitete në një vend afër ishullit

“Al-Raya Al-Qataria” (Katar): Negociatat për Paqe që mbahen në kryeqytetin Doha të Katarit janë një mundësi historike që populli afgan

“Al-Kuds Al-Arabi” (Angli): (Kryeministri izraelit Binyamin) Netanyahu: "Normalizimi me Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejnin do të sjellin miliarda dollarë në ekonominë tonë"

“El Pais” (Spanjë): Në Spanjë, shtëpitë private jashtë qytetit të preferuara për shkak të kufizimeve të mundshme

“El Mundo” (Spanjë): Ekspertët nga OECD deklaruan se Spanja nuk është nën presion për të rihapur shkollat ​​dhe vendimi është i tij

“El Nacional” (Venezuelë): Në Venezuelë (President) Nicolas Maduro themeloi qendrën e Terapisë me Ozon për trajtimin e koronavirusit

“Le Soir” (Belgjikë): 4.000 persona marrin pjesë në demonstrata për të përmirësuar sistemin e kujdesit shëndetësor në Bruksel

“France 24” (Francë): Presidenti francez Emmanuel Macron bën thirrje për krijimin e shpejtë të qeverisë në Liban

“Le Figaro” (Francë): Greqia njofton për blerjen e 18 avionëve luftarakë francez tip Rafael

“Lenta.ru” (Rusi): Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko do të takohet me Putinin sot në Soçi

“RIA Novosti” (Rusi): Rusia dhe India do të zhvillojnë një raketë që mund të shkatërrojë avionët AWACS.

“TASS” (Rusi): Zgjedhjet lokale u mbajtën në 83 rajone të Rusisë

“ATSH” (Shqipëri): Policia monitoron zbatimin e masave antiCovid në afërsi të shkollave

“RTK” (Kosovë): Njohja nga Izraeli hap i rëndësishëm në marrëdhëniet mes dy shteteve

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kryeministri Zaev nesër kumton emrat e kandidatëve për Zëvendëskryeministra



Lajme të ngjashme