Shtypi botëror 09.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 9 shtator 2020:

1487645
Shtypi botëror 09.09.2020

 

Gjeografia spanjisht-folëse

El Pais” (Spanjë) – Spitalet e Madridit tashmë po vuajnë valën e dytë: operacione të pezulluara, transferimet e pacientëve (mes spitaleve) dhe dyfishimi i numrit të pacientëve

El Economista” (Spanjë) – Brukseli konfirmon që Spanja regjistron rënien më të madhe të PBB-së dhe punësimit në të gjithë zonën e euros

“Infobae” (Argjentinë) – Policia e provincës kryesore të Argjentinës (kryeqyteti Buenos-Ajres) proteston për pagat

 

Gjermani

Nd.de” – Mosmarrëveshja e gazit natyror: Rusia dëshiron të ndërmjetësojë midis Turqisë dhe Greqisë

Frankfurter Allgemeine Zeitung” – Ministri gjerman i Ekonomisë, Peter Altmaier është skeptik ndaj sanksioneve kundër Rusisë

Handelsblatt” – Gjermania është prapa në arsimin online, sipas një krahasimi ndërkombëtar

 

Gjeografia frankofone

Le Monde” (Francë) – Organizata Botërore e Tregtisë është në kërkim të një presidenti të ri

Le Figaro” (Francë) – Më shumë se 8.000 kilometra katrorë janë djegur në pyjet e shtetit të Kalifornisë të SHBA, një rekord në 33 vitet e fundit

France 24” (Francë) – Drejtori i turneut të çiklizmit në Francë (Tour de France) Christian Prudhomme rezulton pozitiv në testin e Covid-19, të gjithë çiklistët kanë dalë negativë

 

Rusi

Russia Today” – Zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov njofton se programi i "Lidhjes drejtpërdrejtë", që bëhet tradicionalisht çdo vit dhe ku Presidenti Putin u përgjigjet pyetjeeve të qytetarëve, nuk do të zhvillohet këtë vit

RIA Novosti” – Ministrat e Jashtëm të G7-s i deklarojnë "të provuara" pretendimet mbi helmimin e opozitarit rus, Alexei Navalny

Agjencia Regnum” – Departamenti amerikan i Shtetit njofton sanksione të reja të mundshme kundër Bjellorusisë

 

Gjeografia arabe

Al-Raya” (Katar) - Bashkimi Evropian: Forcat okupatore kanë shkatërruar 107 shtëpi dhe 46 dyqane në Jerusalem

Al Jazeera” (televizion kataras) – 11 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë plagosur në një sulm me bombë që shënjestroi në Kabul të Afganistanit kolonën e makinave të nënpresidentit afgan Omarullah Saleh

Ad-Quds Al-Arabi” (Angli) – Donald Trump sot njofton një ulje të mëtejshme të numrit të forcave amerikane në Irak

 

Ballkani

ATSH” (Tiranë) - Moska kundërshton fushatën dezinformuese për vendosjen e sanksioneve

MIA” (Shkup) – OBSh: Siguria e vaksinave është në vend të parë

Koha.net” (Prishtinë) - Treshja e re qeverisëse në Mal të Zi nënshkruan marrëveshje, s’do të ketë tërheqje të njohjes së Kosovës



Lajme të ngjashme