Shtypi botëror 03.09.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 3 shtator 2020:

1484286
Shtypi botëror 03.09.2020

Gjermania:

“ARD” – Qeveria gjermane njoftoi se testet e kryera nga kampionet e marra prej gjakut të liderit opozitar rus, Alexei Navalny, treguan prani të agjentit nervor, Novichok, me të cilin u tentua edhe helmimi i ish-spiunit të dyfishtë rus, Sergei Skripal, në Londër

“ZDF” – Kabineti federal deklaroi se do të mbështesë spitalet me 4 miliardë euro

“Deutsche Welle” – Organizata Ndërkombëtare e Amnistisë (AI) pretendon se të drejtat e njeriut në Iran janë nën shkelje masive dhe të rënda që nga protestat e vitit 2019

Vendet frankofone:

“Le Parisien” – Neymar, Di Maria dhe Paredes rezultojnë pozitivë në testet e COVID-19: Klubi i PSG-së vihet në alarm

“Le Monde” – Qeveria (franceze) synon rimëkëmbjen e ekonomisë deri në vitin 2022 me një plan prej 100 miliardë eurosh

“Le Soir” – Belgjika do të marrë në mars paketën e parë të vaksinave kundër COVID-19

Vendet arabe:

“Newsabah” – Humbjet në turizmin botëror për vitin 2020 pritet të jenë rreth 2,2 trilionë dollarë

“Al-Raya” – Libia: Një varr masiv i ri u zbulua në Tarhuna, qytet në juglindje të kryeqytetit Tripoli

“As-Sabah” – Banka Botërore: Kostoja e shpërthimit (të 4 gushtit) në Bejrut mund të jetë 8 miliardë dollarë

Vendet spanjishtfolëse:

“El Pais” – Në takimin ndërmjet Kryeministrit Pedro Sanchez dhe kryetarit të Partisë Popullore (PP) në opozitë, Pablo Casado, lideri opozitar i propozoi kreut të qeverisë një marrëveshje për përmirësimin e ekonomisë spanjolle

“El Mundo” – Spanja mori rolin protagonist në “valën e dytë” të pandemisë së koronavirusit të ri në Evropë, pasi masat u ndërmorën me vonesë dhe u zbatuan keq

“TeleSur” – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, lejoi eksportimin e 30% të prodhimit vendas

Rusia:

“Vedomosti” – Rusia rifilloi fluturimet ndërkombëtare me Maldivet, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe

“Vesti” – (Zëdhënësi i Kremlinit) Dmitry Peskov deklaroi se nuk janë informuar mbi zbulimin e gjurmëve të agjentit nervor, “Novichok”, në kampionet e gjakut të opozitarit Navalny

“RIA Novosti” – Departamenti amerikan i Shtetit bëri me dije se marrëdhëniet Uashington-Moskë do të përkeqësohen në rast se Rusia ndërhyn me forcë në Bjellorusi

Ballkani:

“Top Channel” – Çështja e detit / Rama i prerë nga Vlora: S’ka marrëveshje me Greqinë pa miratimin e Presidentit

“RTK” – Gjukanoviç: Serbia, me Malin e Zi, synon kompensimin për humbjen e Kosovës

“MIA” – Zaevi me ambasadorët e BE-së: Prioritete eurointegrimi dhe reforma të plota të gjithë shoqërisë



Lajme të ngjashme