Shtypi botëror 19.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 19 qershor 2020:

1475623
Shtypi botëror 19.08.2020

“Le Parisien” (Francë): Grusht shteti në Mali: Presidenti Ibrahim Boubacar Keita jep dorëheqjen, ushtarët marrin përsipër udhëheqjen e vendit

“Le Monde” (Francë): Belgjika po thellohet gjithnjë e më shumë në krizë politike

“Le Temps” (Zvicër): Zvicra e shpalli Belgjikën një vend me rrezik për çështjen e koronavirusit

“Spielgel.de” (Gjermani): Demokratët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) shpallin Joe Biden kandidat për president

“ard.de” (Gjermani): Paris Saint Germain dëbon klubin  RB Leipzig jashtë kupës

“El Mundo” (Spanjë): 3 spitale në Madrid, kryeqyteti i Spanjës, anuluan të gjitha operacionet për shkak të rritjes rasteve të infektimit me koronavirus

“La Vanguardia” (Spanjë): Spanja mbyll sezonin turistik. Filloi frika në sektorin e turizmit për periudhën e dimrit

“Infobae” (Argjentinë): Qeveria e Presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë, kërkoi ndihmë nga Kuba për të ndaluar rritjen e rasteve të reja të koronavirusit, një ekip i ri mjekësor nga Kuba erdhi në vend nga ishulli.

“Ria Novosti” (Rusi): Pasi një person goditi me gurë Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Nju-Jork për disa ditë, janë shtuar masat e sigurisë rreth ndërtesës

“RBK” (Rusi): Avionët Tu-214 që i përkasin Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB) zbarkuan në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë

“Izvestia” (Rusi): Kandidatja për president e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya i kërkoi Bashkimit Evropian të mos pranojë rezultatet e zgjedhjeve në vendin e saj

“Al-Dustour” (Jordani): Një ushtar rus u vra dhe 2 u plagosën si pasojë e shpërthimit të një mine në Deir ez-Zor, qyteti kufitar i Sirisë me Irakun

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Ministria e Punëve të Jashtme të Sudanit priti me habi deklaratat e zëdhënësit të Ministrisë Haydar Bedouin mbi "normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin".

“Al-Jazeera” (Katar): Disa orë pas arrestimit të tij, Presidenti i Malit, Ibrahim Abu Bakr Keita njoftoi dorëheqjen e tij. Keita shpërndau parlamentin dhe qeverinë

“ATSH” (Shqipëri): Presidenti Ilir Meta thotë se finalizimi i marrëveshjes për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut është një tjetër hap pozitiv për forcimin e institucioneve demokratike

“RTK” (Kosovë): Qeveria i quan të ulëta akuzat e VV-së ndaj Hotit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ulet numri i rasteve të reja pozitive me COVID-19



Lajme të ngjashme