Shtypi botëror 14.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 14 gusht 2020:

1472958
Shtypi botëror 14.08.2020

Gjermani

“Deutsche Welle” (Gjermani): Bashkimi Evropian zhvillon një trafik të ngjeshur politik në lidhje me tensionin e rritur në Mesdhe ndërmjet Greqisë dhe Turqisë

“Tagesschau.de”: Në Bavari të Gjermanisë janë zbuluar “gabime të mëdha” në testet për koronavirusin e tipit të ri (Covid-19)

“Suddeutsche Zeitung”: Ndaj Kryeministrit të Italisë, Giuseppe Conte dhe disa ministrave të qeverisë ka mbi 200 padi për shkak të politikave të ndjekura në lidhje me Covid-19

Gjeografia spanjisht-folëse

“La Tercera” (Kili): Dario Vivas, Prefekti i Karakas, kryeqytetit të Venezuelës ka humbur jetën për shkak të koronavirusit

“Infobae” (Argjentinë): Kryetari i Shtetit të Meksikës, Andrss Manuel Lopez Obrador tha se nuk duhet pasur shqetësim, vaksina e Covid-19 do të jetë universale dhe falas

“El Pais (Spanjë): Bujqësia e Spanjës ka pësuar 200 milionë euro dëme në 7 muajt e parë të vitit për shkak të taksave në doganë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Francë

“Le Figaro” (Francë): Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë 14 ditë karantinë në kuadër të Covid-19 për pasagjerët e ardhur nga Franca

“Le Parisien”: Zjarret në xhamitë e qytetit Lyon: trembet komuniteti mysliman në vend

“Le Monde”: Rritja e numrit të rasteve ditore me koronavirus në Francë; Diskutohet mbajtja e detyruar e maskave në vendin e punës

Gjeografia arabe

“Al-Quds Al-Arabi”: Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë: Historia nuk do të falë Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) për marrëveshjen me Izraelin

“Al Sharq” (Katar): Presidenca e Palestinë: Marrëveshja Izrael-EBA është tradhti për Jerusalemin  

“Al jazeera”: Udhëheqja e Palestinës thirri ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe e cilësoi atë që bëri vendi i tij si një tradhti ndaj Jerusalemit, Al-Aksasë dhe kauzës palestineze

Rusi

“RIA Novosti”: Senatori Alexei Pushkov e cilësoi “absurde” thirrjen e deputetit polak, Jacek Sariusz-Wolski për sanksione ndaj Rusisë për shkak të protestave në Bjellorusi

Izvestiya: Michael Cohen, ish-avokati i Presidentit amerikan Donald Trump në parathënien e librit shkroi se lideri amerikan i fitoi zgjedhjet e 2016 falë Rusisë

Ballkani

“ATSH” (Shqipëri): Marrëveshja mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe/ Rama: Frymëzuese për një të ardhme të përbashkët të njerëzve të tyre

“RTK” (Kosovë): I dërguari i posaçëm i Presidentit amerikan Grenell: Kosova e Serbia takohen në Shtëpinë e Bardhë me 2 shtator

MIA (Maqedonia e Veriut): Mali i Zi rihap kufijtë për qytetarët e Maqedonisë, mbyllur për shkak të epidemisë së koronavirusit



Lajme të ngjashme