Shtypi botëror 07.08.2020
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 7 gusht 2020:

Gjeografia arabe
“Newsabah” (Irak): Kombet e Bashkuara: “Për shkak të koronavirusit të tipit të ri (Covid-19) në mbarë botën 40 milionë fëmijë kopshtesh dhe ciklit fillor janë larguar nga arsimi”
“Al Raya (Katar): Emiri i Katarit, Temim bin Hamad Al Sani dha direktivën për dërgimin e spitaleve fushore në Liban
“Eldustour” (Jordani): Paralajmërim shëndetësor pesimist: “Vaksina që pritet mund të mos zgjidhë problemin e Covid-19”
Gjeografia spanjisht-folëse
“El Pais” (Spanjë): Udhëheqja rajonale e rajonit Bask në Spanjë është e shqetësuar për mundësinë e fillimit të një vale të re të pandemisë
“El Mundo”: Në testimet e ujërave të zeza në 28 rajone të ndryshme në Madrid u has në nivel të lartë të Covid-19
El Nacional (Venezuelë): Kryetari i Shtetit të Kolumbisë, Ivan Duque tha se nuk do të takohet me në asnjë kusht me liderin e Venezuelës, Nicolas Maduro
Gjermani
“Spiegel.de”: Ndihmë për Bejrutin: Gjermania dërgoi qentë e ekipet të kërkim shpëtimit dhe 15 ton materiale me ndihma
“dpa”: Diplomatja gjermane humbi jetën në shpërthimin në Bejrut
“merkur.de”: Ministri i Shëndetësisë së Gjermanisë, Jens Spahn: "Testi i detyrueshëm i Covid-19 që vijnë nga rajonet e rrezikuara do të vihet në zbatim ditën e shtunë”
Gjeografia frankofone
“Le Monde” (Francë) : Pas shpërthimit të dyfishtë në Bejrut, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i bëri thirrje liderëve libanezë për një “ndryshim rrënjësor”
“Le Soir” (Belgjikë) : Koronavirus : Mbretëria e Bashkuar do të zbatojë karantinë për pasagjerët që vijnë nga Belgjika
Rusi
“Rossiyskaya” (Rusi): Ministria e Mbrojtjes së Rusisë deklaroi kushtet e bombardimit bërthamor
“Interfax”: Ukraina dha informacion për militantët që kanë hyrë në Bjellorusi nga kufijtë e frontit jugor
Ballkani
“ATSH” (Shqipëri): Pikat e kalimit të kufirit Kakavijë dhe Kapshticë nga pala greke do të jenë të mbyllura për udhëtarët dhe automjetet, si në hyrje, edhe në dalje të Greqisë nga ora 22:00 deri në orën 06:00.
“RTK” (Kosovë): Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës, Kosnett: Mos e miratoni atë
“MIA” (Maqedonia e Veriut): Filipçe: Po përgatiten 16 mini reparte infektive në të cilat do të bëhet diagnostikimi i shpejtë i Covid-19