Shtypi botëror 04.08.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 4 gusht 2020:

1466799
Shtypi botëror 04.08.2020

“Al-Raya Al-Katariya” (Katar): Ministri i Punëve të Jashtme të Libanit, Nasif Hatti dha dorëheqje

“Al-Mustaqbal” (Liban): Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA) Donald Trump përdori termin 'Poor' kur kritikoi Deborah Kox, Drejtoren e Task Forcës AntiCOVID.

“Al-Imarat Al-Yaum” (Emiratet e Bashkuara Arabe): Një person humb jetën nga COVID-19 çdo shtatë minuta në Iran.

“Deutsche Welle” (Gjermani): Industria evropiane e mbrojtjes zvogëlon varësinë e saj nga ShBA

“Zeit Online” (Gjermani): Ndërsa diskutimet për shqetësimin e valës së dytë të koronavirusit në Gjermani vazhdojnë, sytë u kthyen nga Landi Mecklenburg-Vorpommern, ku u hapën shkollat

“Der Spiegel” (Gjermani): Ushtria izraelite goditi jugun e Sirisë

“El Pais” (Spanjë): (Ish-mbreti i Spanjës) Juan Carlos i 1-rë largohet nga Spanja

“Infobae” (Argjentinë): Rusia do të dërgojë ilaçe në shtatë vende të Amerikës Latine kundër koronavirusit

“Telesur” (Venezuela): Kili regjistroi një rënie ekonomike prej 12 për qind në qershor

“Le Parisien” (Francë): COVID-19: Kryeministri francez Jean Castex u bëri thirrje qytetarëve që të mos "heqin dorë nga masat" për të parandaluar rizbatimin e karantinës së plotë

“France 24” (Francë): French Airlines (Air France): Pagat e pilotëve kanë rënë ndjeshëm që nga prilli për shkak të krizës së COVID-19

“France 24” (Francë): Viadukti i Gjenovës në Itali, i cila u shkatërrua dy vjet më parë dhe vrau 43 njerëz, u rihap të hënën

“Izvestiya” (Rusi): Presidenti i Bjellorusisë Aleksandr Lukashenko sugjeroi bërjen e një ndryshimi kushtetues me referendum

“Gazeta.ru” (Rusi): Hakerët shesin informacionin personal të përdoruesve pas një votimi publik të mbajtur në formë elektronike në Rusi

“Lenta.ru” (Rusi): Moska del nga një marrëveshje e dyfishtë e shmangies së taksave me administratën greko-qipriote

“ATSH” (Shqipëri): Ambasadori bullgar në Tiranë, Momçill Rajçevski (Momtchil Raytchevski) bën të ditur se “Hapi i madh drejt BE-së është bërë”, ndërsa ftoi palët politike në dialog

“RTK” (Kosovë): Kryeministri Avdullah Hoti shkarkon bordet e 4 ndërmarrjeve publike të emëruara nga ish-Kryeministri Kurti

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Prej sot fillojnë bisedimet për formimin e qeverisë së re



Lajme të ngjashme