Shtypi botëror 30.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjte, 30 korrik 2020:

1464636
Shtypi botëror 30.07.2020

“Newsabah” (Irak): Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF): Rreth shtatë milionë fëmijë do të përballen me kequshqyerjen

“Al-Raya” (Katar): Testi koronavirus filloi të zbatohet për berberët, floktarët dhe punonjësit në palestrat sportive në Katar

“Ad-Dustor” (Oman): Politikani dhe ekonomisti jordanez Xhevad Elanani pret që ekonomia jordaneze të ulet me 4.3 për qind këtë vit

“Le Figaro” (Francë): Sipas rezultateve të një studimi mbi besimin tek politikanët, besimi tek Presidenti Emmanuel Macron u rrit me 6 pikë, ndërsa Kryeministri i ri Jean Castex fitoi besimin e më shumë se 50% të francezëve

“Le Parisien” (Francë): (për shkak të krizës shëndetësore), Bajrami i Kurbanit në Ile-de-France (rajoni që përfshirë Parisin) do të festohet nën masa të rrepta

“El Mundo” (Spanjë): Ekonomia spanjolle në alarm: Freni i aplikuar në turizëm do të prekë të paktën 8 sektorë me 5 milionë punonjës

“El Pais” (Spanjë): Epidemia e koronavirusit ka arritur ritmin e periudhës së masave të rrepta të marra në fillim. Dallimi i vetëm është se pacientët janë më të rinj dhe sëmundjen e kalojnë pak më lehtë.

“El Nacional” (Venezuela): Brazili rifilloi fluturimet turistike ndërsa ndodhet në një valë të re të vdekjeve për shkak të COVID-19

“Süddeutsche Zeitung” (Gjermani): SHBA-ja do të tërheq 11.900 ushtarë nga Gjermania

“Deutsche Welle” (Gjermani): Ish-ambasadori i Britanisë në Ankara u emërua në krye të shërbimit inteligjencës MI6 (Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme Britanike)

“Zeit Online” (Gjermani): Pushuesit që kthehen nga zonat e rrezikut në Gjermani duhet të testohen në aeroportet për koronavirus

“Regnum” (Rusi): Shkencëtarët rusë kanë përcaktuar se koronavirusi në ujë mbijetoi jo më shumë se 24 orë.

“Izvestiya” (Rusi): (Presidenti amerikan Donald) Trump tha se vendi i tij nuk do të ketë asnjë detyrim të mbrojë Gjermaninë, e cila i paguan Rusisë miliarda dollarë për energji

“TASS” (Rusi): Në Bjellorusi arrestohen shtetasit rusë nën dyshimin për kryerje të një sulmi terrorist

“ATSH” (Shqipëri): Gjatë periudhës janar-qershor porti i Durrësit bën shkëmbime tregtare me 67 porte në botë

“RTK” (Kosovë): Nisin takimet në Bruksel për çështjet ekonomike dhe të zhvendosurit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ministria e Shëndetësisë kërkon respektimin e masave kundër COVID-19



Lajme të ngjashme