Shtypi botëror 29.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 29 korrik 2020:

1464076
Shtypi botëror 29.07.2020

 

Gjermania:

“ARD” – Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë paralajmëroi që të mos udhëtohet në rajonet e Aragonës, Katalonjës dhe Navarrës së Spanjës përveçse në raste të domosdoshme

“Zeit” – Gati 1/4 e qytetarëve të Gjermanisë kanë prejardhje emigranti

“Deutsche Welle” – Kombet e Bashkuara njoftuan se kriza e koronavirusit shkaktoi një humbje prej 320 miliardë dollarësh në të ardhurat e turizmit botëror në 5 muajt e parë të vitit

Vendet arabe:

“Al-Raya” – Presidenti i Këshillit të Lartë të Shtetit të Libisë, Khalid al-Mishri: Marrëveshja jonë me Turqinë është për zmbrapsjen e forcave të Haftarit

“Emarat al-Youm” – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po ndjekë një strategji të fshehtë lidhur me programin bërthamor të Iranit

Vendet spanjishtfolëse:

“VTV” – Ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza dhe homologu i tij turk, Mevlut Çavusoglu, rishikuan projektet e hapësirave të reja të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

“El País” – Rezultati pozitiv i testit për COVID-19 të Marianos, sulmues i Real Madridit, vuri në alarm të gjithë futbollin evropian

“El Universal” – Kanadaja autorizon tregtimin me kushte të ilaçit antiviral “Remdesivir”, i përdorur në trajtimin e pacientëve të prekur rëndë nga COVID-19

Vendet frankofone:

“France 24” – Kina pezullon marrëveshjen e riatdhesimit të personave të inkriminuar ndërmjet Hongkongut dhe 3 shteteve perëndimore

“Le Soir” – COVID-19 në Belgjikë: Mesatarja ditore e rasteve u rrit në 327,7

Rusia:

“Lenta” – Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, njoftoi se është prekur nga COVID-19 dhe e ka kaluar atë në këmbë

“TASS” – Zëdhënësi i Kremlinit, Peskov: Presidenti Vladimir Putin, i cili u takua pak ditë më parë me Alexander Lukashenkon, gëzon shëndet të mirë

“Izvestiya” – Ukraina i ankohet sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për Rusinë, e cila organizoi në Sevastopol një paradë ushtarake për Ditën e Marinës

Ballkani:

“Top Channel” – Masat antiCovid / Manastirliu: Mbyllen diskot dhe klubet e natës, pezullim aktiviteti kush thyen masat

“RTK” – Kryeministri Avdullah Hoti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, kërkoi që të aktivizohet Plani i Reagimit Kombëtar, pasi sipas tij vendi ka hyrë në një situatë të rëndë me COVID-19.

“MIA” – Instituti i Shëndetit Publik: Ulet numri i të infektuarve dhe viktimave, rritet numri i të shëruarve nga COVID-19



Lajme të ngjashme