Shtypi botëror 28.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 28 korrik 2020:

1463334
Shtypi botëror 28.07.2020

 

Vendet frankofone:

“Le Soir” – Koronavirusi: I gjithë qyteti Anvers i Belgjikës nën karantinë, mbajtja e maskës bëhet e detyrueshme

“France 24” – Evropa ashpërson masat përballë kërcënimit të valës së dytë të COVID-19

“Le Monde” – Zjarri në zonën Gironde të Francës dogji 250 hektarë në një pyll me pisha

Vendet arabe:

“Al-Quds al-Arabi” – Deklarata e qeverisë kuvajtiane: Emiri i Kuvajtit, Sheiku Sabah al-Ahmad al-Jaber al-Sabah, i cili vazhdon të kurohet pas një ndërhyrjeje kirurgjike të suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është në gjendje shëndetësore të qëndrueshme

“Al-Jazeera” – Një e re amerikane bërtiti “nuk po marr dot frymë” pasi forcat federale iu ulën në shpinë dhe i shtypën qafën me duar e shkop, në mënyrë disi të ngjashme me rastin fatal të afroamerikanit George Floyd

“Al-Raya” – Në mbledhjen me telekonferencë të ministrave të Çështjeve Elektrike të vendeve arabe u diskutua themelimi i Tregut të Përbashkët Arab të Energjisë Elektrike

Gjermania:

“Bild” – Ngjarjet në Portland: Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i kërcënoi protestuesit me 10 vite burgim

“Spiegel” – 50 persona infektohen me COVID-19 pas një vizite ngushëllimi në Gjermani

“Deutsche Welle” – 30 mijë amerikanë kryen testin e vaksinës kundër COVID-19

Vendet spanjishtfolëse:

“El País” – Spanja përballë rrezikut të një krize të re reputacioni për shkak të rishpërthimit të koronavirusit

“La Vanguardia” – Qeveria britanike e Kryeministrit Boris Johnson zgjeroi veton për Spanjën duke këshilluar që të mos vizitohen gjithashtu ishujt Kanare dhe Baleare pa ndonjë motiv të domosdoshëm

“Infobae” – Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, i kërkoi homologut kolumbian, Ivan Duque, që të koordinojë veprimet e përbashkëta kundër koronavirusit

Rusia:

“Lenta” – Turistëve rusë që duan të vijnë në Turqi, iu komunikuan rregullat e reja: Do të matet temperatura, do të bëhet falas testi i koronavirusit dhe rastet pozitive do të kurohen

“TASS” – Taksa evropiane e karbonit mbi produktet e importuara nga Rusia mund të shkaktojë dëme vjetore me vlerë 4,8 miliardë dollarë

“RIA Novosti” – NASA njoftoi se një trup qiellor me përmasat e një fushe futbolli po i afrohet Tokës

Ballkani:

“Top Channel” – Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, rezulton pozitiv me koronavirus

“RTK” – Hoti: Procesi i dialogut (me Serbinë) është plotësisht i koordinuar me SHBA-në

“MIA” – OKB: Ndotja e ajrit është në korrelacion me vdekshmërinë nga COVID-19



Lajme të ngjashme