Shtypi botëror 08.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 8 korrik 2020:

1451375
Shtypi botëror 08.07.2020

 

Gjermania:

“Deutsche Welle” – Mustafa Sentop, deputet i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) nga zona elektorale Tekirdag, u rizgjodh në postin e Kryetarit të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë duke marrë 328 vota në raundin e tretë të votimit të fshehtë

“ARD” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u tërhoqën zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

“Stern” – Zvogëlohet mbështetja për Presidentin e SHBA-së, Donald Trump

Vendet arabe:

“Al-Raya” – Kombet e Bashkuara: Vazhdimi i jetës në Siri varet prej ndihmave që shkojnë nga Turqia

“Alwatan” – Iraku njoftoi se do t'i ndjekë deri në fund organizatorët e atentatit ndaj strategjistit Hisham al-Hashimi

“Emarat al-Youm” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës zyrtarizuan tërheqjen nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Vendet spanjishtfolëse:

“El Pais” – Qeveria thekson se numri i vdekjeve në shtëpitë e kujdesit për të moshuarit është 27.359, por nuk e ndan këtë me opinionin publik, sepse nuk është e sigurt për vërtetësinë e të dhënave në shumë qytete

“El Mundo” – Mësuesit dënuan “diskriminimin” e bërë në Testin Katalonisht për Pranimin në Universitet, sepse nxënësi që dëshiron të marrë pjesë spanjisht në këtë test, është i detyruar të theksojë veçmas që pyetjeve do t'i përgjigjet spanjisht

“TeleSur” – Piloti spanjoll i Formula 1, Fernando Alonso, do të rikthehet në Formula 1 në vitin 2021

Franca:

“France 24” – Qeveria Jean Castex e sapoformuar në Francë zhvilloi mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave

“Le Monde” – Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, njoftoi se ka rezultuar pozitiv në testet e COVID-19

“Le Figaro” – Shtetet e Bashkuara të Amerikës u larguan zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Rusia:

“RBK” – Kina njoftoi se do të marrë pjesë në bisedimet Rusi-SHBA për pakësimin e armëve strategjike vetëm nëse SHBA-ja i redukton armët bërthamore të saj në nivelin e Kinës

“Lenta” – Ivan Safronov, këshilltar i presidentit të Korporatës Shtetërore të Aktiviteteve Hapësinore të Rusisë (Roscosmos), u arrestua me akuzën për spiunazh në favor të Çekisë

“TASS” – Rusia dhe Kina vendosën veton për rinovimin e mekanizmit që lejon dërgimin e ndihmave ndërkombëtare për rreth 3 milionë njerëz në Siri, një projektrezolutë e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga Gjermania dhe Belgjika

Ballkani:

“Top Channel” – Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë: Dy viktima të tjera, pacientët në terapi intensive janë rëndë; 68 raste

“RTK” – Në infektivë po trajtohen 107 raste me COVID-19, 55 në oksigjenoterapi

“MIA” – Komisioni për Sëmundjet Infektive në Maqedoninë e Veriut porositi se hyrjet në vend do të lejohen vetëm me test PCR për qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi



Lajme të ngjashme