Shtypi botëror 07.07.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore, për sot, e martë, 7 korrik 2020:

1450501
Shtypi botëror 07.07.2020

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kryeministri britanik Boris Johnson tha në një bisedë telefonike me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu se janë të shqetësuar për planet e Izraelit për të aneksuar pjesë të Bregut Perëndimor të okupuar

“Al-Jazeera” (Katar): Ndërkohë që vazhdojnë mosmarrëveshjet për digën Nahda mbahet një raund i ri i negociatave midis Egjiptit dhe Etiopisë për çështjet kryesore

“Al-Raya Al-Qatariyya” (Katar): Bashkëpunimi arabo-kinez bazohet në interesa të përbashkëta

“El Pais” (Spanjë): Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që mbahet sot qeveria spanjolle do të vendosë të shtyjë pagesa për shtëpi dhe qira deri më 30 shtator për familjet në vështirësi

“La Vanguardia” (Spanjë): Presidenti meksikan, Andrés Manuel López Obrador gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (të martën) do të zhvillojë dy takime me Presidenti amerikan Donald Trump

“Infobae” (Argjentinë): Presidenti brazilian Jair Bolsonaro testohet për koronavirus për shkak të disa simptomave

“Deutsche Welle” (Gjermani): Zyrtari për turizëm i qeverisë gjermane Thomas Bareiss dha mesazhe pozitive për heqjen e paralajmërimit të udhëtimit të sjellë për Turqi për shkak të epidemisë së koronavirusit

“Tagesschau.de” (Gjermani): Bëhet e ditur se Gjermania shpenzoi një miliard euro në 10 vjet për trupat amerikane në vend

“Zeit.de” (Gjermani): Anulimi i një studimi mbi diskriminimin racist në polici nga Ministria e Brendshme ngjalli reagime të shumta

“Le Soir” (Belgjikë): Sipas një studimi për antitrupat probabiliteti për imunitet kolektiv është ende shumë larg

“Le Monde” (Francë):  Gjendja e fundit në qeverinë e Jean Castex: Disa emra surprizë, e djathta e forcuar, por "pa ndryshime të mëdha"

“Le Parisien” (Francë): (Sekretari i Partisë Socialiste në Francë) Olivier Faure kritikon kabinetin e ri: "Kjo nuk është qeveri, ajo është teka e një presidenti që dëshiron të jetë mbret"

“Lenta.ru” (Rusi): Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergej Ryabkov tha se Rusia ka humbur besimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si palë në marrëveshje

“Izvestiya” (Rusi): Pothuajse gjysma e ndërmarrjeve në Rusi filluan të punojnë përsëri

“TASS” (Rusi): Kabineti i Ministrave të Federatës Ruse mbështeti projektligjin, i cili ndalon nënshtetësinë e dyfishtë të ambasadorëve rusë

“ATSh” (Shqipëri): Ministria e Shëndetësisë: 74 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

“RTK” (Kosovë): Kryeministri Hoti pritet sot në Paris nga Presidenti francez Macron

“MIA” (Maqedonia Veriore): Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela: Ndryshimi duhet të ndodh në bllokun shqiptar, me këtë do të rivendoset demokracia



Lajme të ngjashme