Shtypi botëror 29.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 29 qershor 2020:

1445485
Shtypi botëror 29.06.2020

“Ad-Dustour” (Jordani) – Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës, Saeb Erekat: Qëndrimin e Jordanisë kundër planit (izraelit) të aneksimit e presim nga të gjitha shtetet arabe

“Al-Jazeera” (Katar) – Plani i aneksimit: Grupet palestineze bënë thirrje për një qëndresë gjithëpërfshirëse

“Al-Raya” (Katar) – Zyrtari i Kombeve të Bashkuara kërkoi ndërmarrjen e hapave të nevojshme për të penguar aneksimin e Bregut Perëndimor

“Bild” (Gjermani) – Tentativë për t'i vënë zjarrin selisë së Kuvendit në Berlin: Persona të paidentifikuar hodhën lëndë djegëse në Kuvend

“Deutsche Welle” (Gjermani) – Debati rreth mishit të lirë në Gjermani: Numri i lartë i rasteve me koronavirus në kombinatet e mishit dhe kushtet e këqija të punës në thertoret e Gjermanisë ndezën debatin se çmimet e mishit janë shumë të ulëta. Pse mishi është i lirë dhe si përcaktohet çmimi i tij?

“El Pais” (Spanjë) – Madridi mbylli 7 termocentrale që punonin me qymyr dhe kjo filloi procesin e rikthimit të karburanteve fosile nën tokë

“El Mundo” (Spanjë) – Pandemia COVID-19 riaktivizoi fluksin e refugjatëve nga brigjet e Algjerisë në ishujt Baleare të Spanjës

“El Nacional” (Venezuelë) – Filiale e bankave nuk do të japin shërbime në zonat ku aplikohen masa të rrepta karantine

“Le Monde” (Francë) – Zgjedhjet lokale: Fitore historike e Lëvizjes së të Gjelbërve në qytetet e mëdha të Francës

“France 24” (Francë) – Qytetarja franceze me origjinë afrikane, Assa Traore, (vëllai i së cilës u vra nga Policia e Francës në vitin 2016), u nderua me çmim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

“Le Soir” (Belgjikë) – Këshilli i Evropës kritikoi Belgjikën për pabarazinë e të ardhurave

“Lenta” (Rusi) – Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, deklaroi se vendi është ende përballë kërcënimit të copëtimit

“Izvestiya” (Rusi) – Numri i pacientëve diabetikë në Rusi do të rritet pas pandemisë

“TASS” (Rusi) – Mjekët theksuan se nuk është parë ndonjë efekt anësor tek personat, mbi të cilët është testuar vaksina e mundshme ruse kundër COVID-19

“Top Channel” (Shqipëri) – 64 raste të reja me koronavirus / Ministria e Shëndetësisë: 2 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

“RTK” (Kosovë) – Rama në Prishtinë: Aktakuza e Speciales (ndaj Presidentit Hashim Thaçit dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli) është njollë turpi e shekullit XXI

“MIA” (Maqedoni e Veriut) – Personat pozitivë me COVID-19 do të votojnë nën kushte të veçanta



Lajme të ngjashme