Shtypi botëror 25.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e enjte, 25 qershor 2020:

1443094
Shtypi botëror 25.06.2020

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Ministri i Jashtëm palestinez Riyad Al-Maliki: Situata do të jetë krejtësisht e ndryshme nëse Izraeli (anekson tokën Palestineze)

“Al-Raya Al-Katariya” (Katar): Katari dhe ShBA-ja forcojnë bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit

“Al-Jazeera” (Katar): Oksigjeni i përdorur për pacientët me COVID-19 po mbaron. Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se numri i personave të infektuar me koronavirus do të arrijë në 10 milionë javën e ardhshme

“El Pais” (Spanjë): Sipas FMN-së, Spanja do të marrë goditjen më të rëndë nga koronavirusi midis vendeve të zhvilluara

“El Universal” (Meksikë): Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se homologu i tij meksikan, Lopez Obrador do të vizitojë Uashingtonin së shpejti

“El Tiempo” (Kolumbi): Një studim ka ngritur pyetjen në lidhje me imunitetin afatgjatë ndaj koronavirusit. Pak njerëz mund të zhvillojnë antitrupa rezistent ndaj virusit në fjalë.

“Le Figaro” (Francë): (Presidenti i Francës) Emmanuel Macron po përpiqet të parandalojë një krizë sociale. Ai takohet me përfaqësuesit e sindikatave për të parandaluar pushimet nga puna për shkak të krizës së koronavirusit

“France 24” (Francë): Muzeu Louvre humb 40 milionë euro, është parashikuar një 'plan ndryshimi' gjithëpërfshirës për muzeun

“France 24” (Francë): Azilet e pleqëve në Francë pas koronavirusit këtë herë po përballen me një valë nxehtësie

“RIA Novosti” (Rusi): Në Rusi filloi votimi për ndryshimet kushtetuese

“Izvestiya” (Rusi): 766 të burgosur dhe 2.132 punonjës u diagnostikuan me koronavirus në Shërbimin Federal të Zbatimit të Ndëshkimeve në Rusi.

“Lenta.ru” (Rusi): Presidenti i Kirgizisë karantinohet pas kthimit nga Moska

“Die Welt” (Gjermani): Gjigandi farmaceutik dhe kimik gjerman “Bayer” do të paguajë 10,9 miliardë euro pretenduesve për glyphosate

“Deutschland Today” (Gjermani): (Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio) Guterres i bën thirrje Izraelit të heqë dorë nga plani i tij i aneksimit

“Stern.de” (Gjermani): Mbahet referendumi për ndryshime kushtetues në Rusi

“ATSh” (Shqipëri): Masat antiCOVID/ Shpërndahen dy tubime të paligjshme në Tiranë, procedohen 17 persona

“RTK” (Kosova): Kryeministri Avdullah Hoti kthehet në Kosovë, nuk merr pjesë në takimin e Washingtonit

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Dita e dytë e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare: Partitë politike do të prezantojnë programet e tyre qytetarëve duke i respektuar masat kundër COVID-19



Lajme të ngjashme