Shtypi botëror 23.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e martë, 23 qershor 2020:

1441525
Shtypi botëror 23.06.2020

“Al-Quds al-Arabi” (Mbretëri e Bashkuar) – Arabia Saudite njoftoi se këtë vit do të kufizojë haxhillëkun për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) duke e lejuar atë vetëm për njerëzit që jetojnë brenda vendit

“Ad-Dustour” (Jordani) – Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi për vatra të reja të nxehta të COVID-19 në shumë shtete afrikane, përfshi këtu edhe Algjerinë, duke thekuar se numri i rasteve të konfirmuara në Afrikë po vazhdon të rritet

“Al-Raya” (Katar) – Zëvendësministrja dhe zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit, Lolwah Rashid al-Khater, deklaroi se marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe vendit të saj janë zhvilluar në ditë të vështira dhe karakterizohen nga një natyrë e veçantë

“Le Figaro” (Francë) – Asambleja Kombëtare ndezi dritën e gjelbër për masat e sigurisë kundër terroristëve të liruar nga burgu

“Le Parisien” (Francë) – Koronavirusi në Francë: Në vend do të lehtësohen protokollet shëndetësore të kompanive për të shtuar kthimet në punë

“Le Soir” (Belgjikë) – Vandalizmat pas protestës antiraciste: Qyteti i Brukselit do të kompensojë dëmet e tregtarëve

“Süddeutsche Zeitung” (Gjermani) – Kancelarja Angela Merkel dënoi me një gjuhë të ashpër incidentet e fundjavës në Shtutgart

“Merkur” (Gjermani) – Situata e COVID-19 në Gjermani: Shtohet numri i infeksioneve të reja, rritet shpejtësia e transmetimit

“Handelsblatt” (Gjermani) – Banka Qendrore e Gjermanisë (Bundesbank) pret kolaps ekonomik në tremujorin e dytë

“El Pais” (Spanjë) – Madridi refuzoi planin e emigracionit të hartuar nga Komisioni Evropian pa kuotat e shpërndarjes. Spanja ka frikë se plani i Brukselit për emigracionin do të vështirësojë menaxhimin e kufijve

“ABC” (Spanjë) – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, këtë herë u shpreh i gatshëm për t'u takuar me Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduro dhe tha se nuk i beson shumë liderit opozitar, Juan Guaido

“El Mundo” (Spanjë) – Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, “Moody's”, njoftoi se mund të ulë notën e kredisë së kompanive spanjolle, pasi mbi 50% e tyre do të përballen me dobësi financiare pas COVID-19

“RIA Novosti” (Rusi) – Hapen sallat e sporteve, palestrat, çerdhet, restorantet dhe kafenetë në kryeqytetin Moskë të vendit

“Kommersant” (Rusi) – Departamenti amerikan i Shtetit u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar me Rusinë në kuadër të Traktatit të Qiejve të Hapur

“Regnum” (Rusi) – Zgjedhjet presidenciale në Bjellorusi mund të degradojnë në luftë civile

“Top Channel” (Shqipëri) – Ministria e Shëndetësisë: 52 raste të reja me COVID-19 dhe 36 të shëruar në 24 orët e fundit, zgjerohet harta

“RTK” (Kosovë) – Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka bërë me dije se përmes Pakos Emergjente Fiskale do të mbështesin bizneset që janë prekur nga pandemia COVID-19

“MIA” (Maqedoni e Veriut) – Epidemia ende është në kulmin e saj, nevojitet zbatim më rigoroz i masave



Lajme të ngjashme