Shtypi botëror 22.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e hënë, 22 qershor 2020:

1440754
Shtypi botëror 22.06.2020

 

Gjermani

Deutsche Welle” – Ndërkohë që Turqia po ndryshon ekuilibrat në Libi, Francës, një nga mbështetësit më të rëndësishëm të puçistit Khalifa Haftar, i janë prishur llogaritë strategjike në rajon  

ZDF.de” – Në mitingun e parë në kohën e pandemisë presidenti amerikan Trump e kritikoi Gjermaninë për shpenzime të pamjaftueshme në mbrojtje

Tagesschau.de” – Përleshje në rrugët e Shtugartit : 19 policë të plagosur, 24 të ndaluar

 

Gjeografia spanjisht-folëse

El Pais” (Spanjë) – Qeveria përgatitet të diskutojë me partnerin e koalicionit dhe opozitën një paketë me masa të reja për procesin pas pandemisë

El Mundo” (Spanjë) – Sipas një ankete, që është zhvilluar brenda këtij muaji në Spanjë, partia e Kryeministrit Pedro Sanchez, (Partia Socialiste Spanjolle-PSOE) do të jetë përsëri partia e parë me 28,7% të votave në qoftë se zgjedhjet do të mbaheshin sot.

TeleSur” (Venezuelë) – Presidentja e përkohshme e Bolivisë, Jeanine Áñez ka thënë se ka dekretuar p/ligjin për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme më 6 shtator, te cilat do të përcaktojnë edhe presidentin e ri të vendit

 

Gjeografia frankofone

France 24” (Francë) – Tunizi: Konfrontim mes policisë dhe protestuesve që kishin dalë në rrugët e qytetit Tatavin për të kërkuar punë

France 24” (Francë) – Spanja zbut masat e koronavirusit, rihapen kufijtë me Francën. Kryeministri Pedro Sanchez apel qytetarëve për vigjilencë.

Le Figaro” (Francë) – Sot pritet që të gjithë fëmijët të rikthehen në shkolla e kolegje. Zëdhënësja e Qeverisë, Sibeth Ndiaye fton prindërit të kenë besim tek institucionet arsimore të vendit

 

Rusi

TASS” – Ukraina mund t’u drejtohet gjykatave ndërkombëtare për avionin e saj që u rrëzua në janar nga Irani

Ria Novosi” – Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton: Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin përgatitet më mirë për takim se sa Presidenti i ShBA-së, Donald Trump

Lenta.ru” – Putini tha se po e vlerëson kandidaturën për zgjedhjet presidenciale në 2024, por nuk ka e ka vendosur ende

 

Gjeografia arabe

Al-Quds Al-Arabi” (Londër, Angli) – Ministri i Punëve të Brendshme të Libisë i kthen përgjigje presidentit egjiptian Abdel Fattah al-Sisi: Libianët nuk pranojnë as dëmtimin e sigurisë së Egjiptit, e as kërcënimin që do të vinte nga ky vend

Al-Raye Al-Qatarriye” (Katar) – Katari ka përfunduar 80% të përgatitjeve për Kupën Botërore FIFA-2022

Al Jazeera” (televizion në Katar) – Lufta mes presidentit dhe këshilltarit (në ShBA)... Ish-këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), John Bolton: Presidenti Trump vepron sipas interesave personale, nuk është i përshtatshëm për postin (e presidentit)

 

Ballkani

ATSH” (Tiranë) – 3.200-3.500 aplikime në ditë për pasaporta biometrike/ Voda: Shtyrja e afatit të vlefshmërisë shmang grumbullimet

MIA” (Shkup) – Përfundon gjendja e jashtëzakonshme tetëditore, nga e mërkura fillon fushata zgjedhore

Koha.net” (Prishtinë) – Çollaku: Në Shtëpinë e Bardhë, për ekonomi dhe çështje tjera që mund të ngrihen



Lajme të ngjashme