Shtypi botëror 19.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e premte 19 qershor 2020:

1439241
Shtypi botëror 19.06.2020

“Al Quds Al Arabi” (Angli): Parlamenti Evropian, pas përhapjes së epidemisë, i ka bërë thirrje Mbretit të Bahrejnit, Hamed bin İsa el-Halife që të lejë të lirë të burgosurit politikë

 “Al Jazeera” (Katar) : Presidenti i Francëd, Emanuel Macron dhe Kryeministri i Anglisë, Boris Johnson diskutojnë dosjen e Libisë. Nga ana tjetër, Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu duke bërë të ditur se ka marrë fund roli i liderit të forcave jolegjitime në lindje të vendit, Halifa Haftar bëri deklarata në lidhje me “strategjinë e komploteve” të Emirateve të Bashkuara Arabe

“Al Raya”: 158 kolonë hebre nën shoqërimin e policëve pushtues izraelitë bastisën kompleksin e xhamisë Al-Aksa. Ministria e Vakëfeve Islame deklaroi se kolonët u sorollatën në mënyrë provokuese dhe më pas u larguan

“Le Temps” (Zvicër): Një peng zviceran i mbajtur në Kolumbi u shpëtua nga ushtria e këtij vendi 

“Le Monde” (Francë): Konfirmohet vdekja e liderit të AQMI (organizata Magrip el-Kaide), Abdelmalek Droukdal 

“Le Parisien”: Koronavirus: Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se shpresojnë që miliona vaksina të jenë gati para vitit 2021

“El Pais” (Spanjë): Sanchez deklaroi një plan ndihme prej 4,25 miliardë eurosh për turizmin 

“El Mundo”: Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u miratua heqja e busteve të Kristofer Kolombo dhe Mbretëreshës së Spanjës Izabela I në kryeqytetin e Kalifornisë (Sakramento). Së bashku me protestat për shkak të vrasjes nga dhuna e policisë së amerikanit me origjinë afrikane, George Floyd kishin lindur reagimet edhe ndaj të shkuarës kolonizuese dhe simboleve në lidhje me zbulimin e Amerikës

“Telesur” (Venezuelë): Në Venezuela deklaroi se janë shtuar masat e kanartinës për shkak të rritjes së infektimeve për shkak të Covid-19 

“Spiegel Online”: Facebook hoqi reklamën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump me simbolin nazist 

“Deutsche Welle”: Gjermania do të pranojë raportet e Covid-19 të marra nga Turqia 

“Süddeutsche Zeitung”: Kancelarja gjermane, Angela Merkel deklaroi se me marrjen e kryesimit të radhës në Këshillin e Bashkimit Evropian, Gjermania do t’i japë përparësi pasojave të krizës së koronavirusit, ambientit dhe çështjeve të digjitalizimit 

“TASS”: Ambasada e Rusisë në Uashington i bën thirrje kongresmenëve amerikanë që të mos trembin me “kërcënimi rus” 

“RİA Novosti”: Ushtria ruse do të zotërojë sistemin e ri të raketave antitank Verba

“Izvestiya”: Komisioni Evropian do të livrojë 12,5 milionë euro për zhvillimin e shoqërisë civile në Ukrainë 

“ATSH” (Shqipëri): Ministria e Shëndetësisë: 50 raste të reja, 64 të shtruar dhe 28 të shëruar nga Covid-19

“RTK” (Kosovë): Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar se janë anuluar fluturimet deri më 21 qershor

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Çavusoglu deklaroi se Haftari në Libi nuk ka më rol për këtë arsye nuk duhet të jetë as në tryezën negociuese

 



Lajme të ngjashme