Shtypi botëror 17.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e mërkurë, 17 qershor 2020:

1437809
Shtypi botëror 17.06.2020

“Al-Quds Al-Arabi (Angli): Mbreti i Jordanit Abdullah i 2-të: Përpjekja e Izraelit për të aneksuar disa vende në Bregun Perëndimor kërcënon stabilitetin në Lindjen e Mesme

“Al-Raya Al-Qatariyya” (Katar): Kriza e koronës forcoi lidhjet familjare

“Al-Jazeera” (Katar): Pas protestave historike, Presidenti i Shteteve të  Bashkuara të Amerikës (Donald Trump) nënshkruan reformën e policisë

“Deutsche Welle” (Gjermani): Në një periudhë të tensionit ndërkombëtar në Libi dhe Mesdheun Lindor, Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilluan një takim me videokonferencë

“Nachrichten” (Gjermani): Ish-këshilltari për Evropë i Kancelares gjermane Angela Merkel, Meyer-Landrut emërohet si përfaqësues i Bashkimit Evropian (BE) në Turqi

“Tagesschau” (Gjermani): Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier u kërkoi qytetarëve gjermanë që të bëjnë më shumë vetëkritikë ndaj racizmit

“El Pais” (Spanjë): Presidenti spanjoll Pedro Sanchez u pajtua me 100 ekonomistë të shquar të vendit për të hartuar periudhën pas Covid-19

“La Vanguardia” (Spanjë): Covid-19 shkatërroi plotësisht linjat ajrore Iberia (linja ajrore kombëtare e Spanjës) dhe e bëri atë të paqëndrueshëm pa ndihmë të qeverisë

“Telesur” (Venezuelë): Qeveria e Venezuelës ka vendosur të forcojë sistemin e shëndetit publik kundër Covid-19

“Le Parisien” (Francë): (Organizata Franceze e Shoqërisë Civile) SOS Amitié (Miqësia S.O.S.) thotë se (për shkak të karantinës Kovid-19) ka një rritje të mendimeve për vetëvrasje

“Le Figaro” (Francë): Në ditët në vijim (në Francë) do të nxirren dekretet që njohin e Covid-19 si sëmundje profesionale

“Le Monde” (Francë): Protestat e stafit mjekësor (në Francë): Një ndërhyrje (e ashpër) ndaj një infermiere shkaktoi debat në vend

“TASS” (Rusi): Victoria Nuland, një ish-zëdhënëse e Departamentit amerikan të Shtetit, këshilloi autoritetet amerikane që të rrisin ndikimin e tyre mbi rusët

“lenta.ru” (Rusi): Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitriy Medvedev thotë se epidemia e Covid-19 ekonomisë ruse i shkaktoi 3 goditje të rënda

“Kommersant” (Rusi): Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov u takua me ministrin e Jashtëm të Iranit në Moskë

“ATSH” (Shqipëri): 50 të prekur me Covid-19, një humbje jete, shkak ulja e vigjilencës dhe moszbatimi i rregullave të distancimit

“RTK” (Kosovë): Avdullah Hoti: Qëllimi i dialogut është njohja nga Serbia, territori nuk diskutohet

“MIA” (Maqedonia e Veriut): 2 vjet nga Marrëveshja e Prespës: SYRIZYA e nënshkroi, ndërsa Demokracia e Re e respekton dhe e zbaton



Lajme të ngjashme