Shtypi botëror 11.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 11 qershor 2020:

1433955
Shtypi botëror 11.06.2020

“zdf.de” (Gjermani): Këshilli i Ministrave të Gjermanisë zgjati deri në 31 gusht paralajmërimin e udhëtimeve jashtë shtetit, përveç vendeve të Bashkimit Evropian

“Welt.de”: Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas tha se plani i qeverisë së Tel-Avivit për “të aneksuar” vendbanimet e jashtëligjshme çifute në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe Luginën e Jordanit bie ndesh me drejtësinë ndërkombëtare

“Deutsche Welle”: Në Gjermani u zhvillua një ceremoni përkujtimore për shkak të sulmit terrorist që ndodhi para 16 vjetësh në rrugën Keup në qytetin Këln

“Le Figaro” (Francë): Presidenti i Francës, hapi portën për enigmat e periudhës “pas krizës” së koronavirusit

“France 24”: Bashkimi Evropian mund të hapë kufijtë, që i kishte mbyllur në kuadër të masave kundër koronavirusit, prej 1 korrikut

“Le Monde”: Pritet që Franca të goditet nga një stanjacion i ashpër ekonomik në vitin 2020

“Alquds Alarabi” (Angli): Gazeta angleze “Independent” bëri të ditur se puçisti Halife Hafter në Libi është mashtruar me miliona dollarë nga mercenarët dhe biznesmenët perëndimorë dhe nuk ka marrë automjetet dhe shërbimet ushtarake të cilat i ka blerë prej tyre  

“Aljazeera.net”  (Katar): Qeveria e Kajros a do të gjejë një alternativë për Halife Haftarin, apo do të mjaftohet duke parë rrëzimin e projektit të saj në Libi?

“Addustour.com” (Jordani): Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është e shqetësuar për rritjen e rregullt të rasteve me koronavirus në Mesdheun Lindor

“El Pais” (Spanjë): Studimet tregojnë se përdorimi edhe për një kohë të gjatë i maskës mund të pengojnë valën e dytë dhe të tretë të pandemisë

“El Mundo”: Kushti i parë që do të vihet për kthimin në shkollë të nxënësve nën 10 vjeç: Do të bëhet mësim në parqe në formën e klasave të vogla, ushqimi do të konsumohet në klasë dhe në çdo shkollë do të ketë një ekip për Covid-19

“TeleSur”: (Venezuelë): Kryetari i Shtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro tha se për të përforcuar ekonominë e rajonit duhet të gjallërohen disa projekte

“Izvestiya” (Rusi): Ushtarët amerikanë u përpoqën të presin rrugën e patrullës ruse në Siri

“Gazeta.ru”: Kongresi amerikan propozoi që Rusia të shpallet sponsore e terrorit

“RT”: Rusia ka filluar të dërgojë në rajonet e saj ilaçin prodhim rus kundër koronavirusit "Avifavir"

“ATSH” (Shqipëri): Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo përshëndeti marrëveshjen e arritur në Shqipëri mes palëve për Reformën Zgjedhore

“RTK” (Kosovë): Pandemia rrit për trefish deficitin buxhetor

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Nuk ka gjendje të re të jashtëzakonshme, zgjedhjet do të mbahen më 5 korrik  



Lajme të ngjashme