Shtypi botëror 09.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e martë, 9 qershor 2020:

1432521
Shtypi botëror 09.06.2020

“Le Figaro” (Francë): 'Dhuna policore' dhe racizmi: (Ministri Francez i Brendshëm) Christophe Castaner dëshiron të qetësojë situatën në Francë. Ai bën thirrje për 'zero tolerancë ndaj racizmit'.

“Le Monde” (Francë): Dhuna policore: Emmanuel Macron bën presion ndaj qeverisë. Presidenti i Francës takohet me ministrat, prej të cilëve kërkoi që të bëjnë sugjerime për t'iu përgjigjur kërkesave të popullit për dhunën policore.

“Le Parisien” (Francë): Anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit francez Tchatchouang tha 'Franca nuk është në gjendje për ti dhënë mësim SHBA-ve'

“Bild.de” (Gjermani): Rritet debati në Gjermani: A janë këto protesta më të rëndësishme se jeta jonë?

“Spiegel.de” (Gjermani): Presidenti i ShBA Donald Trump dëshiron të vazhdojë fushatën zgjedhore

“Deutsche Welle” (Gjermani): Studim: Maska parandalon përhapjen e virusit

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Disa përfaqësues të Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-së po i kërkojnë Presidentit Donald Trump që të zbatojë me përpikëri "Ligjin e Cezarit" kundër regjimit sirian.

“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Xhamitë (në Katar) do të hapin dyert e tyre për namaz të hënën

“Al-Jazeera” (Katar): Duke filluar nga mesi i qershorit Katari heq në katër faza kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit

“RIA Novosti” (Rusi): Pezullohet ndalimi i daljes nga shtëpia dhe zbatimi i dokumentit digjital të kalimit në Moskë

“Izvestiya” (Rusi): ¼ e rusëve  planifikon që këtë vit pushimet ti kalojnë në destinacionet vendore

“Lenta.ru” (Rusi): Në Libi flitet për planet e Rusisë për ndërtimin e 2 bazave ushtarake në vend

“El Mundo” (Spanjë): 5000 turistët e parë që vijnë në Spanjë do të jenë gjermanët që preferojnë ishujt Balearik

“El Pais” (Spanjë): Spitalet në Madrid nuk pranuan pacientë që jetojnë në azil pleqsh për shkak të moshës së tyre: "75-vjeçarët të mos aplikojnë tek ne".

“El Nacional” (Venezuelë): Sipas liderit të opozitës venezuelase, Juan Guaido avioni i Halife Haftar, udhëheqësi i milicisë së paligjshme në Libi, mbërriti në Venezuelë të dielën

“ATSH” (Shqipëri): 78% e të prekurve janë shëruar, më pak se 15% po trajtohen në spitalet COVID

“RTK” (Kosovë): 54% e qytetarëve të Kosovës refuzojnë bashkimin me Shqipërinë

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Hulumtim: Masat restriktive në botë parandaluan miliona raste të vdekjes nga Covid-19



Lajme të ngjashme