Shtypi botëror 01.06.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara botërore për sot, e hënë, 1 qershor 2020:

1427106
Shtypi botëror 01.06.2020

"Deutsche Welle” (Gjermani): Athina përgatitet për të vendosur barriera në gjatësi 208 km në anën greke të kufirit përgjatë lumit Marica (Meriç/Evros) përballë një vale të re të emigrantëve që mund të vijë nga Turqia

“Spiegel” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e pranon ftesën e Presidentit Donald Trump për pjesëmarrje në samitin e G7-ës në Washgington

“Suddeutsche Zeitung” (Gjermani): Në Gjermani organizohet protestë për vrasjen e George Floyd në Minnesota të ShBA-së

“El Pais” (Spanjë): Spanja filloi me tërheqjen e trupave nga Iraku dhe Afganistani

“El Mundo” (Spanjë): Qeveria spanjolle parashikon fillimin e udhëtimeve mes rajoneve të vendit më 21 qershor

“Youm 7” (Egjipt): 6 vende afrikane hedhin hapa në drejtim të ringjalljes së turizmit

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Kryeqyteti i Arabisë Saudite në kuadër të luftës kundër Covid-19 mbylli hyrje-daljet në qytet për një javë nga Abu-Dabi dhe qytetet tjera

“Le Monde” (Francë): Vrasja e George Floyd: Qyteteve në ShBA u vihet zjarri, Trumpi akuzon të majtën ekstreme

“Le Parisien” (Francë): Studim: Francezët më shumë i frikësohen papunësisë sesa koronavirusit

“Le Figaro” (Francë): Belgjika hapë kufijtë pa u konsultuar me vendet fqinje

“ATSH” (Shqipëri): 78% e të prekurve janë shëruar, më pak se 15% po trajtohen në spitalet COVID

“RTK” (Kosovë): Nga sot do të hapen kufijtë tokësor të Kosovës

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Bujar Osmani shprehet i shqetësuar për rritjen e numrit të rasteve të infektimit



Lajme të ngjashme