Shtypi botëror 20.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 20 prill 2020:

1401663
Shtypi botëror 20.04.2020

“Le Monde” (Francë): Ministri i Shëndetësisë së Francës planifikon që prej 11 majit të kryhen 500 mijë teste gjatë javës

“France 24” (Francë): Kryebashkiakia e Parisit, Anne Hidalgo bëri të ditur se deri në fund të prillit në kryeqytet do të ketë 500 mijë maska

“Le Soir” (Belgjikë): Ndërkohë që francezët ëndërronin të festojnë më 11 maj, Kryeministri Edouard Philippe i prishi këto ëndrra

“Bild” (Gjermani): Gjykata Kushtetuese Gjermane: Ndalesat për koronavirus paraqesin shkelje të të drejtave themelore

“Deutsche Welle” (Gjermani): Trumpi kërcënon Kinën. Kreu i ShBA-së edhe njëherë e mbajti Pekinin përgjegjës për epideminë e koronavirusit, ndërsa tha se ai duhet të ballafaqohet me pasojat

“n-tv” (Gjermani): Duke filluar nga sot në Gjermani do të rihapen disa vende të punës

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Vdekjet nga korona në ShBA i tejkaluan 40 mijë

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Disa vende do të zbusin kufizimet e vendosura për shkak të koronavirusit

“Al-Jazeera” (Katar): Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar në Libi bombardojnë forcat e Haftarit në qytetin Terhune dhe përgatiten për ta marrë nën kontroll

“El Pais” (Spanjë): Në samitin me BE-në, Spanja do t'i kërkojë nga Bashkimi Evropian t'i shpërndajë 1 miliard e 500 milionë euro tek anëtarët më të prekur

“El Mundo” (Spanjë): Një e treta e spanjollëve e kanë ende të vështirë të marrin një maskë për përdorim të përditshëm

“El Clarin” (Argjentinë): Qeveria argjentinase do të paguajë një pjesë të borxheve të kompanive që janë në një situatë të vështirë për shkak të krizës epidemike dhe do të sigurojë kredi për taksapaguesit.

“Izvestiya” (Rusi): Deficiti buxhetor i Rusisë mund të arrijë 5.6 trilionë rubla në vitin 2020

“RIA Novosti” (Rusi): Ministri rus i shëndetësisë thotë se masat e izolimit social të marra në lidhje me Covid-19 janë efektive

“lenta.ru” (Rusi): Në Rusi janë identifikuar gjithsej 42.853 raste, numri i vdekjeve arriti në 389, ndërsa numri i të shëruarve në 3.291

“ATSh” (Shqipëri): Ministria e Shëndetësisë: 22 raste të reja, shkon në 584 numri i të prekurve

“RTK” (Kosovë): Katër raste të reja në veri të Kosovës, një ka vdekur

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Kryeministri Spasovski paralajmëroi fillimin e kthimit në normalitet pas festave të 1 Majit



Lajme të ngjashme