Shtypi botëror 15.04.2020
Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 15 prill 2020:

“El Mundo” (Spanjë): Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez më 22 prill do të mbajë fjalim në Parlament për zgjatjen për herë të tretë të gjendjes alarmante në vend
“El Pais” (Spanjë): FMN-ja parashikon që ekonomia e Spanjës do të tkurret për 8 % ndërsa papunësia do të rritet deri në 20,8 %
“Infobae” (Argjentinë): Mungesë e karburanteve gjatë karantinës shkaktoi kaos në rrugët e Venezuelës
“France 24” (Francë): HRW i bën thirrje Greqisë të lirojë qindra fëmijë emigrantë që mbahen të ndaluar
“Le Soir” (Belgjikë): Sipas studiuesve të Harvardit mbajtja e distancës sociale do të mund të zgjatet deri në vitin 2022
“Le Parisien” (Francë): Presidenti i ShBA-së Donald Trump deklaroi se ka pezulluar fondet për OBSH-në të cilën e akuzon për epidemi
“Kommersant” (Rusi): Gati 30 % të të infektuarve me koronavirus në Rusi nuk tregojnë simptoma të infektimit
“TASS” (Rusi): Duke filluar nga e mërkura ka filluar të zbatohet një sistem "leje digjitale" për udhëtime në transportin personal dhe publik në Moskë
“lenta.ru” (Rusi): Drejtori i një spitali në Kazakistan pushohet nga puna pas infektimit kolektiv të mjekëve me koronavirus. Në vend janë konfirmuar 147 raste të infektimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor.
“Asharq Al-Awsat” (Angli): Mbi 2 mijë e 200 raste të vdekjeve nga koronavirusi në ShBA brenda 24 orëve
“Al-Quds Al-Arabi” (Katar): Rusia përgatitet të dërgojë në Libi disa sirianë të armatosur për të luftuar kundër Haftarit
“Al-Raya Al-Qatariya” (Katar): Avionët luftarakë F-15 të Katarit realizojnë fluturimet e para testuese
“Deutsche Welle” (Gjermani): Presidenti i ShBA-së, Donald Trump pezulloi fondet për OBSH
“Der Spiegel” (Gjermani): Instituti “Robert Koch” deklaroi se ka një prirje pozitive në luftën kundër koronavirusit në Gjermani, por kërkoi të vazhdohet me përmbajtjen e rregullave
“Frankfurter Allgemeine Zeitung” (Gjermani): Një kolaps i tillë nuk është parë që nga Kriza e Madhe (i cili filloi në 1929 dhe tronditi botën)
“ATSh” (Shqipëri): Ministria e Shëndetësisë: 19 raste të reja, shkon në 494 numri i të prekurve me Covid-19
“RTK” (Kosovë): Vdes personi i 9-të nga Covid-19 në Kosovë
“MIA” (Maqedonia e Veriut): 908 të diagnostikuar, 44 të vdekur dhe 54 raste të reja, mund të vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme në vend deri më 16 maj