Shtypi botëror 09.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e enjte, 9 prill 2020:

1394760
Shtypi botëror 09.04.2020

“Al-Jazeera” (Katar): Koronavirusi mbërtheu familjen mbretërore saudite; dhjetëra persona u infektuan dhe Mbreti Salman u vetizolua në një ishull

“Al-Quds al-Arabi” (Britani e Madhe): Forcat e koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite shpallën armëpushim dyjavor në Jemen duke filluar nga e enjtja, për shkak të pandemisë COVID-19

“Al-Quds al-Arabi” (Britani e Madhe): Rreziku i përhapjes së koronavirusit në kampet e mbipopulluara të refugjatëve në veri të Sirisë është i lartë

“Al-Quds al-Arabi” (Britani e Madhe): Në vend të Nju-Jorkut të prekur COVID-19, administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i dërgoi 1 milion maska mjekësore ushtrisë izraelite

“Merkur” (Gjermani): Mbi 2.000 të vdekur nga koronavirusi në Gjermani

“Stern” (Gjermani): Koronakriza – Urë ajrore me Kinën falë Kancelares Merkel, 8 milionë masak për Gjermaninë

“Dpa” (Gjermani): Organizata Botërore e Tregtisë parashikon këtë vit një tkurrje me 32% të ekonomisë globale për shkak të krizës së koronavirusit

“Le Figaro” (Francë): Franca do të dërgojë në Afrikë ndihma me vlerë 1,2 miliardë euro për luftën kundër COVID-19

“Le Monde” (Francë): Koronavirusi – Numri i viktimave i afrohet 11 mijave në Francë, ndalimqarkullimi do të zgjatet

“Le Parisien” (Francë): Koronavirusi – 8.000 të dënuar më pak në burgjet e Francës

“El Mundo” (Spanjë): Me vdekjen e 2.000 personave në dy ditë njëra pas tjetrës, shpejtësia e vdekshmërisë nga COVID-19 në SHBA lë pas Spanjën

“El Pais” (Spanjë): Ministria e Financave të Spanjës propozoi shtyrjen e taksave të 3,4 milionë SVM-ve dhe administratave autonome

“El Clarin” (Argjentinë): Prefektët në Argjentinë kërkojnë që karantina të vazhdojë deri në maj

“RBK” (Federata Ruse): Rusia do të diskutojë me shtetet e OPEC+ reduktimin e prodhimin të naftës me 14%

“Lenta” (Federata Ruse): Koronavirusi merr 8 jetë të tjera në Moskë; Rusia ka 63 vdekje dhe 8.672 raste në total

“RT” (Federata Ruse): Kryeministri Mishustin deklaroi se koronavirusi mund t'i japë një goditje serioze buxhetit të shtetit

“Top Channel” (Shqipëri): Koronavirusi – Shkon në 409 numri i të prekurve në vend; 262 shtetas gjobiten për thyerje të masave kufizuese

“Koha” (Kosovë): Konjufca telefonatë me Di Maion, i shpreh solidaritetin e Kosovës në betejën e Italisë me koronavirusin

“MIA” (Maqedoni e Veriut): Konfirmohen 46 raste të reja të COVID-19, numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara është 663



Lajme të ngjashme