Shtypi botëror 08.04.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar nga mediat e shkruara turke për sot, e mërkurë, 8 prill 2020:

1393738
Shtypi botëror 08.04.2020

“Deutsche Welle” (Gjermani): Instituti “Robert Koch” bën të ditur që krahas uljes së numrit të infektimeve do të vazhdojë të rritet numri i vdekjeve.

“ARD” (Gjermani): Ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, Dominic Raab zëvendëson Kryeministrin Boris Johnson

“Le Monde” (Francë): Në Francë, ku numri i të vdekurve nga Covid-19 i tejkaloi 10 mijë, janë duke u rritur masat për të shmangur lëshimet në izolim

“Le Figaro” (Francë): Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), numri i vdekjeve arriti në 2000 njerëz në 24 orët e fundit, ndërsa u shënua bilanci më i rëndë në një vend i shkaktuar nga epidemia brenda një dite

“Le Soir” (Belgjikë): Themeluesi i Twitter do të dhurojë 1 miliard dollarë për luftën kundër koronavirusit

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Me humbjen e rreth 2 mijë jetëve në ShBA, u regjistrua numri më i lartë i vdekjeve në botë nga epidemia e koronavirusit brenda 24 orëve

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Shteti amerikan New Jersey përballë mundësisë së rritjes së numrit të vdekjeve nga epidemia e koronavirusit angazhoi 20 kamionë frigoriferikë (kontejnerë) me mundësi të mbajtjes së 1680 kufomave

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Rusia planifikon të bëjë eksperimente klinike të vaksinës kundër koronavirusit në qershor

“El Pais” (Spanjë): Ministria e Shëndetësisë së Spanjës njofton se më shumë se 90 për qind e të prekurve nga koronavirus në vend nuk janë regjistruar ende

“El Mundo” (Spanjë): Në Spanjë numri i vdekjeve nga koronavirusi në shumë provinca mund të përkojë me dyfishin e shifrave zyrtare

“TeleSur” (Venezuelë): Kina dërgoi në Meksikë një avionë me ndihma mjekësore në luftën kundër pandemisë së koronavirusit

“RIA Novosti” (Rusi): Avioni i kompanisë ajrore ruse “Aeroflot”, me të cilin u evakuuan qytetarët rusë në ShBA, u kthye në Moskë nga New Yorku

“Russia Today” (Rusi): Putini diskutoi me ekspertët mundësinë e zvogëlimit të numrit të ditëve gjatë karantinës

“TASS” (Rusi): Fitch Ratings ulë notën e kredisë në “negative” për 15 bankat ruse

“ATSH” (Shqipëri): 23 të shëruar sot nga COVID-19

“RTK” (Kosovë): Zyrtari i MSH rezultoi pozitiv me koronavirus, testohen 58 kolegë të tij

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Pompeo: Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO e forcon aleancën



Lajme të ngjashme