Shtypi botëror 25.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e mërkurë, 25 mars 2020:

Shtypi botëror 25.03.2020

 

Gjermani

Deutsche Welle”: Zhduken 6 milionë maska të porositura nga Gjermania për nevoja urgjente, supozohet se maskat kanë humbur në Kenia aty ku dhe ishin porositur.

Tagesschau”: Lojërat Olimpike “Tokio 2020” shtyhen në 2021 për shkak të epidemisë së koronavirusit

Handelsblatt”: Ekonomistët vlerësojnë se koronavirusi do t'i kushtojë ekonomisë gjermane të paktën gjysmë trilioni euro dhe se më shumë se 1 milion njerëz do të humbasin punën

 

Gjeografia spanjisht-folëse:

El Pais”: Spanja regjistron 2.937 të vdekur dhe më shumë se 41.900 të infektuar me Covid-19

El Clarin” (Argjentinë): Konfirmohen 86 raste të reja. Ky është numri më i lartë që kur Covid-19 mbërriti në Argjentinë.

El Tiempo” (Kolumbi): [Jair Messias] Bolsonaro thotë se Covid-19 është një 'grip' dhe kritikon mbylljen në shtëpi

 

Francë:

France 24”: Kina heq kufizimet për koronavirusin në rajonin Hubei.

Le Figaro”: Spanja përballet me një situatë jashtë kontrollit në lidhje me koronavirusin

Le Monde”: Është ulur ndjeshëm niveli i ndotjes së ajrit dhe emetimit të  dyoksidit të karbonit në rajonin Ile de France të Parisit që nga fillimi i karantinës në shtëpi

 

Ballkani:

RTSH” (Tiranë) - Turqia ndihmon Shqipërinë me pajisje mjekësore (kundër Covid-19)

MIA” (Shkup): Maqedonia e Veriut fillon negociatat për anëtarësim në BE

RTK” (Prishtinë): Seanca për mocionin [në Kuvendin e Kosovës] fillon me një minutë heshtje për Leze Qenën

 

Rusi

Izvestiya”: Në Moskë lejohet trajtimi në shtëpi i koronavirusit nëse sëmundja përparon butë

Rambler”: Revista “American National Interest” e cilëson tankun rus T-95 si një “makth” për NATO-s

TASS”: Dolën nga spitali 5 pacientë të kuruar në Moskë të kuruar për koronavirus

 

Gjeografia arabe

Al Raya” (Katar): Konfirmohen raste të reja të koronavirusit në Kuvajt, Oman dhe Sudan. Kurse në Arabinë Saudite ka ndodhur vdekja e parë nga virusi Covid-19.

Al Sharq Al Awsat” (Londër): Rreth 2,6 miliardë njerëz në botë i binden thirrjes për të qëndruar në shtëpi për shkak të Covid-19

Al Jazeera” (Katar): Viruset nuk vijnë një e nga një - Pas koronavirusit në Kinë tani është shfaqur hantavirusi. Ky virus përhapet nga minjtë



Lajme të ngjashme