Shtypi botëror 23.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 23 mars 2020:

1383342
Shtypi botëror 23.03.2020

“Al-Raya” (Katar): Për shkak të koronavirusit 80 për qind e punonjësve publik do të punojnë nga shtëpia

“Al-Ayam” (Bahrejn): Arabia Saudite për shkak të koronavirusit shpalli ndalim qarkullimi mes orës 19.00-06.00 në kohëzgjatje prej 21 ditësh

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Në ShBA për shkak të koronavirusit brenda një dite humbin jetën100 persona. Virusi arriti edhe në Senat, ku një anëtarë u diagnostikua me këtë virus.

“ARD” (Gjermani): Kancelarja gjermane Angela Merkel karantinohet për shkak të koronavirusit

“Deutsche Welle” (Gjermani): Masat e reja kundër koronavirusit në Gjermani: Ndalohet mbledhja e më shumë se dy personave

“ZDF” (Gjermani): Karantina e koronavirusit përmirësoi cilësinë e ajrit

“El Pais” (Spanjë): Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez nga BE-ja kërkoi një plan të ri Marshall kundër krizës së koronavirusit

“La Vanguardia” (Spanjë): Brenda një dite në Spanjë për shkak të koronavirusit humbën jetën 394 persona. Numri i të vdekurve nga kjo epidemi arriti në 1 mijë e 720, ndërsa i të infektuarve në 28 mijë e 572.

Infobae (Argjentinë): I vetëshpalluri presidenti i Venezuelës, Juian Guaido, akuzoi Presidentin legjitim Nikolas Maduro për fshehjen e të vërtetës për koronavirusin në vend, ndërsa paralajmëroi që Venezuela ndodhet në prag të një fatkeqësie.

“Le Monde” (Francë): Shënohet vdekja e parë e një mjeku të infektuar me koronavirus në Francë

“Le Parisien” (Francë): Ndalimi i daljes nga shtëpia po rritet gjithandej në Francë

“Le Figaro” (Francë): Epidemia e koronavirusit po përhapet në Francë, shënohen 674 vdekje, 112 prej të cilave ndodhën në 24 orët e fundit

“RIA Novosti” (Rusi): Në Rusi regjistrohen 71 raste të reja të koronavirusit

“TASS” (Rusi): Rusia mori 25,5 milionë maska mbrojtëse nga Kina

“Lenta.ru” (Rusi): Disa kredi në Rusi mund të shtyhen për shkak të koronavirusit

“ATSH” (Shqipëri): Ministria e Shëndetësisë: Ndërron jetë në Spitalin Infektiv pacienti 61-vjeçar, viktima e 5-të me COVID-19

“RTK” (Kosovë): Pritet të vijnë edhe 7000 teste tjera për COVID-19

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Maqedonia shënoi viktimën e parë nga COVID-19, 57-vjeçarja nga Kumanova ndërroi jetë për shkak të infektimit me këtë virus.



Lajme të ngjashme