Shtypi botëror 02.03.2020

Më poshtë vijon një përmbledhje e lajmeve kryesore, që janë publikuar sot në median botërore, e hënë, 2 mars 2020:

1369882
Shtypi botëror 02.03.2020

“Deutsche Welle” (Gjermani): Nga Turqia largohen 76 mijë refugjatë

“Hadelsblatt” (Gjermani): Epidemia e koronavirusit mund të paralizojë ekonomikë. Ekspertët paralajmërojnë për "pasoja të rënda" që epidemia mund të shkaktojë në zinxhirët e eksportit dhe furnizimit.

“Tagesschau” (Gjermani): Hapen arkivat sekrete – Pse Papa nuk ka reaguar ndaj holokaustit?

“Le Parisien” (Francë): Tre mijë raste të vdekjeve në botë nga koronavirusi, në Francë regjistrohen 130 raste

“Le Figaro” (Francë): Franca anulon të gjitha ekskursionet shkollore jashtë vendit për shkak të koronavirusit deri në një urdhër tjetër

“Le Soir” (Belgjikë): Kreu i Këshillit Evropian Charles Michel të martën viziton kufirin Turqi-Greqi për çështjen e emigrantëve

“Asharq Al-Awsat” (Angli): Në Bahrejn, Katar dhe Kuvajt shënohen 9 raste të reja të koronavirusit

“Al-Jazeera” (Katar): Turqia deklaroi se në Evropë kanë dalë 100 mijë refugjatë

“Al-Quds Al-Arabi” (Angli): Turqia rrëzoi 2 avionë të regjimit sirian

“Infobae” (Argjentinë): Turqia e filloi operacionin “Mburoja e Pranverës” kundër regjimit të Esadit

“El Pais” (Spanjë): Emingrat: “Policia greke na i mori të gjitha dhe na ktheu në Turqi”. Qindra emigrantë përpiqen të kalojnë në Greqi me barka të vogla.

“Milenio” (Meksikë): Në Meksikë zbulohen 5 raste me koronavirus

“RIA Novosti” (Rusi): Instituti i Kërkimeve të Vaksinave dhe Serumeve në Shën Petersburg po bën kërkime mbi koronavirusin

“Lenta.ru” (Rusi): Rusia bëri të ditur se nuk mund të garantojë sigurinë e avionëve turq në Siri

“ATSH” (Shqipëri): Meta: Miratimi i ligjit për dividentin nga Kuvendi, në kundërshtim me Kushtetutën

“RTK” (Kosovë): Sot pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme për taksën

“MIA” (Maqedonia e Veriut): Nuk ka ndryshime në kufirin jugor, vendi i gatshëm për një valë të re të refugjatëve



Lajme të ngjashme